GRANDEMALL

Ekspertët të shqetësuar me vonesën e kompletimit të qeverisë komunale

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Isa Shefiku nga OJQ “Anamorava” thotë për rajonipress se emërimi i u.d. të drejtorëve është në kundërshtim me ligjin mbi Qeverisjen Lokale, derisa e sheh si shumë shqetësuese vonesën e mos emërimit të drejtorëve, e komiteteve profesionale. Çdo vonesë në funksionalizimin e qeverisë komunale e dëmton avancimin dhe perspektivën e qytetarëve të Gjilanit thotë Shefkiu për rajonipress.

Isa Shefkiu ka një përvojë të gjatë në përcjelljen e organeve komunale dhe në veçanti në punën e Asamblesë Komunale. Edhe si ekspert, por edhe si pjesë e OJQ “Anamorava” Shefkiu e ka përcjellur me interesim të madh punën që ka bërë qeverisja e Lutfi Hazirit, pas fitores së të tij në zgjedhjet komunale.

Shefkiu tha për rajonipress se vonesat që po bëhen për ta kompletuar qeverisjen komunale dhe për ta bërë atë sa më funksionale janë tepër shqetësuese.

Sipas tij caktimi dhe emërimi i u.d. të drejtorëve është në kundërshtim me ligjin mbi Qeverisjen Lokale. “Qeverisja Haziri ka pasur kohë të mjaftueshme të mendojë dhe të caktojë drejtorët legal e jo të caktojë ushtruese detyre”.

Fundamenti

Shefkiu tha se edhe mos caktimi i komiteteve profesionale në Asamblenë Komunale paraqet një pengesë në hallkën e qeverisjes lokale. “Raportet financiare që u dhanë në seancën e fundit nuk kanë kaluar fare nëpër Komitetet Profesionale. As vendimi i Hazirit për të nisur ndryshimet statutare nuk ka kaluar fare nëpër Komitetet përkatëse. Kjo tregon se sa i rëndësishëm është funksionalizimi i këtyre komiteteve profesionale” sqaron Shefkiu.

Shefkiu thotë se edhe caktimi nëpër drejtori po bëhet për poena politik dhe nuk po dërgohen njerëzit profesionist. “Çdo stagnim dhe çdo vonesë për të bërë komplete qeverisjen lokale dëmton rëndë qytetarin e Gjilanit. Nga ky stagnim varet zhvillimi, progresi, ana ekonomike dhe ana profesionale” tha Shefkiu.

Shefkiu tha se nuk e ka të qartë pse ende s`ka planë të punës në Asamblenë Komunale, e as agjendë.

Duke folur për përbërjen e këshilltarëve komunal Shefkiu tha se nuk është shumë optimist dhe nuk pret shumë nga kjo garniturë.”Edhe në këtë përbërje mungojnë ekspertët e duhur sepse kemi këshilltar që llogarit se ai pozicion është vend pune, ndërkohë që është krejt e kundërta” tha Shefkiu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.