UBT

Ekspertët, statistikat për punësimin të dyshimta

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore, të dala për vitin 2013 nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), nxjerrin se në Kosovë ka një përmirësim të shkallës së punësimit, ndërsa shkalla e papunësisë ka një rënie të lehtë.

Njohësit e çështjeve ekonomike dhe përfaqësuesit e komunitetit të biznesit pohojnë se një gjë e tillë nuk qëndron në terren. Ata theksojnë se nuk duhet të merremi gjithmonë me atë çka vjen nga Agjencia e Statistikave, por duhet analizuar realitetin me indikatorët ekzistues ekonomik.

Madje sipas njohësve të çështjeve ekonomike ky rezultat i rënies së lehtë të shkallës së papunësisë është vetëm një shifër e nxjerr nga kabineti, e cila nuk reflekton situatën reale në terren.

Ndonëse Kosova ka të projektuar se do ta këtë rritjen ekonomike më të madhen në rajon për vitin 2014, kjo sipas Bankës Botërore nuk pritet të reflektohet edhe në vende pune. “Shkalla e papunësisë në vitin 2012 ishte 30.9%, ndërsa në vitin 2013 sillet në 30.0%, gjë që kemi një rënie të lehtë nga viti 2012 në vitin 2013 për 0.9%. Sa i përket shkallës së punësimit në vitin 2012, shkalla e punësimit ishte 25.6%, ndërsa në vitin 2013 shkalla e punësimit rezulton me 28.4%. Po t’i krahasojmë me rezultatet e AFP-2012, në vitin 2013 kemi një rritje të shkallës së punësimit për rreth 2.8%”, thuhet në publikimin ASK-së.

Kryetari i Odes Ekonomike Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu ka thënë se Kosovën e karakterizon një atmosferë interesante, ku ekonomisë i jepen epitete dhe funksione të ndryshme. Ai ka thënë se në vendet që prioritet e kanë zhvillimin ekonomik statistikat japin rezultate të të dhënave të sakta dhe në shtetet ku flitet për ekonomi dhe shumë pak bëhet për ekonomi statistikat japin rezultate të sakta të dhënave të gabuara.

GRANDEMALL

Prandaj, sipas tij, nëse analizohen raportet e Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe analizës së indikatorëve të OEK-ut, e vërteta është diçka tjetër. “Në qoftë se ka rënie të investimeve të huaja direkte, në qoftë se ka ngritje të kamatave të kredive, eksportohet paraja e gatshme dhe nuk bëhet asgjë për sektorin privat vendor, si është e mundur të ketë rritje të punësimit?! Prandaj nga këto dukuri duhet që përgjithmonë të pastrohemi dhe t’i qasemi ardhmërisë”, ka deklaruar Gërxhaliu.

Sipas tij, nëse bëhet një krahasim në mes periudhës kohore të njëjtë të vitit 2013 dhe vitit 2014, atëherë ka rënie qoftë në punësim ashtu edhe në optimizëm se do të ketë punësim. “Jo gjithmonë të jepen para të shumta pa llogaridhënie në projekte kinse për punësim, sepse ato para shkojnë për mos kthim”, ka thënë Gërxhaliu.

Ibrahim Selimaj, pronar i kompanisë “Elza”, që merret me prerjen dhe përpunimin e granitit dhe ndërtimeve të larta, ka thënë për KosovaLive se aftësia blerëse ka rënë në sektorin e ndërtimit, e cila edhe ndikon dukshëm në zvogëlimin e numrit të punëtorëve. “5 deri në 10% ka rënë numri i të punësuarve në kompaninë time dhe në sektorë tjerë të ndërtimtarisë, për shkak se janë shumë faktor dhe kushtëzime që kanë ndikuar në plasmanin e mëtutjeshëm të lëndës së parë, në plasmanin e drejtpërdrejt të shitjes, sepse konsumimi ka rënë. Nëse dëshirojmë të pasqyrojmë gjendjen reale, shihet që ka rënie të punësimit e jo ngritje. Andaj nuk është për optimizëm të tillë ku mund të themi se kemi një optimizëm në zhvillimin ekonomik”, thotë Selimaj.

E, Ibrahim Rexhepi, njohës i çështjeve ekonomike, ka thënë se të dhënat e fundit të ASK-së për papunësinë janë vetëm një shifër e nxjerrë nga kabineti, e jo që e reflektojnë situatën në terren. Ai ka shtuar se kjo ka ardhur si rezultat i një ankete e jo si rezultat i rritjes së punësimit. “Agjencia e Statistikave nuk jep rezultatet të sakta për punësimin. Nëse ka rënie të lehtë papunësisë dhe rritje të punësimit, atëherë ku është ai punësim?! Këto shifra më tepër mund të lexohen, e jo të merren serioze, mos të merren si realitet i gjendjes te lëmi i punësimit dhe papunësisë”, ka thënë Rexhepi. /KosovaLive/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.