RCCOLA

Ekspertët për heqjen e tarifave doganore nga Shqipëria: Prodhuesit të jenë më “agresivë” për të siguruar treg

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Heqjen e tarifave doganore për mallrat nga Kosova për në Shqipëri, njohësit e çështjeve ekonomike në vend po evlerësojnë si hap të duhur për të dy shtetet, raporton Ekonomia Online.

Por ata po kërkojë që të ketë më shumë bashkëpunim, duke marrë për bazë edhe lehtësirat doganore të miratuara kohët e fundit nga të dyja vendet.

Kjo ngase për pesë muajt e parë të këtij viti nga Shqipëria u eksportuan 132 milionë euro mallra, ndërsa importi arriti vlerën e 49 milionë eurove.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve Ekonomia Online Shahini, tha se vetëm vitin e kaluar shkëmbimet tregtare kishin arritur vlerën e 400 milionë euro, prandaj kjo është mundësi, për të rritur shërbimet tregtare, shtuar kësaj që tani nuk ka as kufi as kolona në dogana.“Kosova është një nga shtetet që më së shumti eksporton në Shqipëri, sa i përket eksporteve Kosova është numër një i eksporteve të Kosovës në Shqipëri. Sa i përket importeve të Shqipërisë, është Italia, Greqia, më pas Kosova për shkak se ata marrin edhe për shkak të afërsisë dhe fuqisë prodhueseve të këtyre shteteve. Por, kjo është mundësi e mirë e të dy anëve të ekonomisë të të dy shteteve, për të rritur shkëmbimet tregtare, për të tejkaluar atë të vitit të kaluar që ishte mbi 400 milionëshkëmbin tregtar”.

Por sipas Shahinit, prodhuesit vendës duhet jenë më “agresive” me marketing, prezencë e duke siguruar distributor serioz për të marr treg në Shqipëri.“Kosova tashmë e ka një treg të hapur një treg të lirë në Shqipëri dhe prodhuesit vendor duhet tashmë t’ia mësyjnë më shumë, në formë më agresive të marrin treg në Shqipëri, kur të kohet parasysh se pushuesit kosovar tashmë janë në plazhet e Shqipërisë dhe ata konsumojnë produkteve vendore, kosovare”. “Duke i nxitur edhe konsumatorët nga Shqipëria, për konsum të prodhimeve të Kosovës, për shkak se Kosova i konsumon prodhimet e Shqipërisë. Atje, prodhuesit vendor të Kosovës, duhet të jenë më agresiv me marketing dhe me prezencë, duke gjetur edhe distributor serioz për të marrë treg”.

Uji Dea

Kryetari i AKB-së, thotë se shumë punëtorë nga Kosova shkojnë në Shqipëri për të punuar sidomos në gastronomi.E për këtë, Shahini thotë duhet të ketë kujdes sa i përket fuqisë punëtore, sepse mund të ketë mungesa.“Sipas disa shënimeve tona, sidomos në fushat e gastronomisë Kosova ka krijuar një mundësi të madhe që tashmë janë punëtorët e Kosovës në Shqipëri po kanë shkuar edhe në Mal të Zi e në vende të tjera. E që, bizneset e Kosovës duhet të kenë kujdes, të ruajnë fuqinë punëtore sepse mund të rrezikohemi nga mungesa e fuqisë punëtore, por duhet të rriten pagat, format e shërbimeve dhe duhet t’u japin siguri më shumë punëtorëve, në mënyrë që ata të ruhen në vend. E shteti duhet më shumë t’i jep siguri investitorëve, bizneseve të Kosovës që të kenë investime më shumë”.

Musa Limani, ish-këshilltar i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, në një intervistë për Ekonomia Online tha se ky ështënjë hap drejt formimit të tregut unik shqiptar-shqiptar dhe se leverdia është e dyanshme.Këtë nismë, përpos interesit ekonomik, Limani e konsideron edhe si efekt pozitiv në aspektin politik.“Unë i përgëzoj qeveritë tona që e kanë bërë një hap të tillë dhe ky paraqet hapin më të madh drejt formimit të tregut unik shqiptaro-shqiptar. Prandaj, kjo na duhet neve shqiptarëve, të kemi një treg të përbashkët e jo Ballkani i Hapur. Nga ky vendim përfitojnë si ndërmarrjet e Kosovës ashtu edhe të Shqipërisë, për arsye se Shqipëria eksporton mallra të cilat janë pemë e perime etj, të cilat janë më të hershme se në Kosovë dhe Kosova eksporton në Shqipëri siç janë rasti i patateve etj”. “Leverdia është e dyanshme, si për ekonominë e Shqipërisë ashtu edhe për ekonominë e Kosovës dhe do të thosha është me interes të veçantë për ekonominë kombëtare, dhe për mua si ekonomist nuk paraqet vetëm efekt pozitiv ekonomik, por shumë më tepër atë politik”.

Tutje ai tha ekzistojnë probleme në kuadër të subjekteve ekonomike, por konsideron se Shqipëria ka nevojë për produkte të Kosovës dhe anasjelltas, raporton EO.

“Po më parë ka pasur, po me siguri tani nuk duhet të ketë. Megjithëse ekziston egoizmi në kuadër të subjekteve ekonomike, por ato duhet të evitohen. Prandaj, ne eksportojmë atë çka kemi, kryesisht produkte bujqësore, megjithëse Shqipëria është po ashtu e njohur po nuk ka ndonjë kapacitet të madh. Po, si do që të jetë në këtë rast rritet tregu shqiptaro-shqiptar dhe bëhet diku 8 milionë banorë me rastin e ngritjes së transaksioneve ekonomike në unionin ekonomik që në vete nënkupton që duhet të kemi qarkullimin e mallrave, kapitalit, njerëzve, ideve pa kurrëfarë barrierash administrative dhe të politikës fiskale”.“Normalisht që ka nevojë për disa produkte sepse edhe shteti më i fortë në botë ka nevojë për import të mallrave, se asnjë shtet nuk mundet me i pru të gjitha të mirat materiale qofshin artikujt ushqimor ose ato industrial. Prandaj edhe ekziston transaksionet ekonomike ndërmjet shteteve, pa marrë parasysh nivelin e zhvillimeve. Prandaj edhe produktet tona janë të mirëseardhura për Shqipërinë dhe anasjelltas”.Këtë muaj kabineti qeveritar i Shqipërisë ka vendosur që të heqë tarifat doganore për mallrat që kalojnë përmes pikave kufitare shqiptare, të cilat e kanë origjinë nga Kosova.