Ekspertët për akreditim kanë qëndruar në Universitetin e Gjilanit

Gjilan – Në kuadër të procesit të akreditimit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, sot ka qëndruar një ekip i i ekspertëve ndërkombëtar të akreditimit, të shoqëruar nga përfaqësuesit e Agjencionit për Akreditim të Kosovës. Ata fillimisht kanë zhvilluar takimin e parë me menxhmentin e Universitetit.

Grupi i ekspertëve për akreditim që përbëhej nga: Vassilis Tsiantos – Eastern Macedonia and Thrace Institute of Technology, Delia Gologan – Student Expert, Arianit Krasniqi, Senior Officer for Evaluation and Accreditation, gjatë ditës kanë zhvilluar takime të ndara punuese me bartësit e Fakultetit të Shkencave Aplikative, respektivisht programit Matematikë Arsimore, për të cilin Universiteti “Kadri Zeka” ka bërë kërkesë për akreditim, ndërkohë kanë takuar edhe pjesën tjetër të stafit akademik, përfaqësues të Drejtorisë Komunale të Arsimit, gjithashtu edhe studentët.

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajam Kosumi, tha se kemi zhvilluar një takim të frytshëm me ekspertët ndërkombëtar, sepse ka kohë që kemi filluar përgatitjet për këtë proces , andaj presim që gjithçka të shkoj mirë, ka thënë mes tjerash Rektori Kosumi.

Pas takimeve të ndara veç e veç me stafin, ekspertet ndërkombëtar kanë vizituar hapësirat ku zhvillohet puna me studentët, laboratorët dhe kabinetet ku kryhet puna praktike.

Universiteti “Kadri Zeka” ka bërë kërkesë për akreditim të Fakultetit të Shkencave Aplikative, respektivisht Programi Matematikë Arsimore./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).