GRANDEMALL

Ekspertët paralajmërojnë se reduktimet e rrymës dhe ngritja e çmimit janë të pashmangshme

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Reduktimet e rrymës dhe ngritja e çmimit janë të pashmangshme pas rritjes së kërkesave për energjinë elektrike me rënien e temperaturave.

Ekspertët thonë se një gjë e tillë është mbështetur edhe nga masat e jashtëzakonshme të Qeverisë të cilat e legjitimojnë reduktimin e energjisë elektrike.

Liron Gjocaj, nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), tha se me temperatura e ulëta rritet edhe niveli i konsumit të energjisë për faktin se shumë konsumatorë, energjinë elektrike e përdorin për ngrohje.

Dhe si pasoj e kësaj, sipas Gjocit do të ketë reduktime të energjisë elektrike.“Nëse e shikojmë lakoren e konsumatorëve në Kosovë shohim që gjatë muajve të verës niveli i konsumit bije e gjatë dimrit lakorja merr një thyerje të përpjetme sepse niveli i konsumit rritet. Kjo për faktin që shumica e konsumatorëve e përdorin energjinë elektrike për ngrohje. Energjia elektrike është më e lirë, më e favorshme dhe më e pastër për ta përdorur për të ngrohur ambientet”.“Korporata Energjetike e Kosovës duke ditur që temperatura janë duke u ftohur ditë për ditë, dhe niveli i konsumit është duke u ngritur ka shpalosur planin apo ato parashikimet që do të kemi reduktime të energjisë elektrike. Një gjë e tillë është mbështetur edhe nga masat e jashtëzakonshme të Qeverisë të cilat e legjitimojnë reduktimin e energjisë elektrike”, tha ai.

Mobi Casa

Gjocaj shton se me ndërprerjet e energjisë që pritet të ndodhin, lidhet edhe me termocentralet e stërvejtruar dhe se për këtë arsye edhe 20 për qind e energjisë importohet nga jashtë.“Këtu shtojmë edhe fakti që termocentrale që i kemi janë të stërvjetruara dhe kapacitet prodhuese të këtyre termocentraleve, edhe po të punonin 100 për qind me efikasitet nuk do të mund të mbulonin kërkesat. Si pasoj e kësaj diku 19 apo 20 për qind e energjisë elektrike për konsumatorët në Kosovë do të importohet nga bursat ndërkombëtarë të energjisë. E çmimi i energjisë në bursa ndërkombëtarë tash është shumë i lartë e kjo është një faktorë tjetër i cili shton që reduktimet të ndodhin në Kosovë dhe problemet teknike e të brendshme e të jashtme që i ka sektori elektroenergjitë në Kosovë”.

“Energjia elektrike sot është një nevojë e pa shmangshme për shkak se edhe si shoqëri jemi duke shkuar drejt digjitalizimit, nuk mund ta paramendojmë një orë pa rrymë e jo ditët të tëra pa rrymë. Kaosi që shkaktohet më ndërprerjen e energjisë elektrike është e pa imagjinueshëm e sidomos gjatë muajve të dimrit ku në Kosovë energjia shfrytëzohet për ngrohje. Mungesa e energjisë elektrike pengon prodhimin, pengon procesin e zhvillimit ekonomik të vendit”, tha ai.

Gjocaj tha se Kosova importin e energjisë elektrike e bënë nga bursat ndërkombëtare hungareze dhe se çmimi i tyre varion deri 400 euro për megavat për orë dhe se ky çmim ndryshon çdo orë.“Në bursat ndërkombëtare Kosova fokusohet në bursën hungareze, atje edhe nga importon sasinë e energjisë elektrike ku momentalisht çmimet e energjisë variojnë 300 deri 400 euro për megavat orë, çmimet ndryshojnë orë për orë” u shpreh Gjocaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.