GRANDEMALL

Ekspertët: Pa përkrahjen e pesë shteteve të BE-së nuk mund të ketë liberalizim të vizave për Kosovën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Liberalizimi i vizave për kosovarët, vështirë se do të realizohet edhe në vitin 2022. Problematike për këtë çështje, profesorët e marrëdhënieve ndërkombëtare e shohin moslobimin e Kosovës tek pesë shtetet anëtare të BE-së, që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Saga rreth liberalizimit të vizave në Kosovë po vazhdon tash e dhjetë vjet.

Ndonëse Kosova ka plotësuar t6ë gjitha kushtet e dala nga udhërrëfyesi për këtë proces, është vendi i vetëm në rajon që nuk gëzon liri të lëvizjes.

Situatë e njëjtë p vazhdon edhe tani kur në krye të Qeverisë së Kosovës është Albin Kurti.

FIDANISHTJA

Ndërkohë profesori amerikan Chris Dolan, liberalizimin e vizave për Kosovën e sheh problematike edhe për vitin 2022.

“Vështirë që Kosova të ketë liberalzim vizash edhe në vitin 2022. Shpresojmë që BE të ndërrojë qasjen sa i përket kësaj tem. Kosova duhet të lobojë më shumë dhe të shtrijë diplomacinë te pesë shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë dhe sovranitetin e saj”, tha ai, për RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.

Ndërsa, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, thotë se presidenca e BE-së e udhëhequr nga Franca, mund të fut në agjendë liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Është pozitive që Franca është kryesuese e BE-së, sepse ajo e njeh problematikën dhe kompleksitetin deri ku ka ardhur kjo çështje”, tha ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.