KKVITI

Ekspertët gjerman ndihmojnë Kamenicën në zhvillimin e strategjive në planifikimin lokal

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kamenicë – Monika Wiebusch është pjesë e Shoqatës së Ekspertëve Seniorë të Gjermanisë, e cila është duke qëndruar në Kamenicë për të na ndihmuar në zhvillimin e strategjive në planifikimin lokal, zhvillimin urban, tërheqje të investimeve e menaxhim projektesh. Jemi mirënjohës ndaj Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë ka thënë Qëndron Kastrati.

“Duke insistuar që punët në Komunën e Kamenicës të kryhen me profesionalizëm të lartë, kabineti i qeverisjes është në vazhdimësi në kërkim të mundësive për asistencë e ndihmë nga vendet e zhvilluara” ka shkruar Qëndron Kastrati.

Eco Higjiena

Sipas tij Monika Wiebusch është pjesë e Shoqatës së Ekspertëve Seniorë të Gjermanisë, e cila është duke qëndruar në Kamenicë për të na ndihmuar në zhvillimin e strategjive në planifikimin lokal, zhvillimin urban, tërheqje të investimeve e menaxhim projektesh. Jemi mirënjohës ndaj Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë./rajonipress/