FIDANISHTJA

Ekspertët financiar: Nexhmedin Arifi nxori vendime të bazuara

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ekspertiza financiare e kryer në rastin e Nexhmedin Arifit dhe Kabil Hajdarit ka konstatuar se kryetari i Vitisë Nexhmedin Arifi ka nxjerr vendime të bazuara në Ligjin mbi Vetëqeverisjen Lokale. Grupi i ekspertëve financiar gjyqësor i kryesuar nga Xhevdet Krasniqi, Ukë Sadiku dhe Maliq Krasniqi ka dhënë mendim dhe konstatim se Kuvendi Komunal i Vitisë ka marrë vendime të bazuara edhe në rastin e derajonizimit të KRM “Higjiena”. Avokati i Arifit thotë se tani trupi gjykues duhet ta lirojë nga të gjitha dyshimet kryetarin e Vitisë Nexhmedin Arifin.

Gjykata Themelore në Gjilan ka kërkuar mendimin e ekspertëve financiar gjyqësor në rastin e Nexhmedin Arifit i akuzuar për veprën penale “korrupsioni zyrtar” dhe Kabil Hajdarit i akuzuar për veprën penale “korrupsioni zyrtar” dhe “shmangie nga tatimi”, raporton rajonipress.

Hasan Sadiku kryetar i trupit gjykues në gjykimin që ende po zhvillohet në Gjykatën Themelore të Gjilanit ka konfirmuar për rajonipress se në këtë gjykatë është deponuar ekspertiza financiare. Sadiku nuk ka komentuar rreth ekspertizës, por vetëm tha se tani trupi gjykues në seancat e radhë pritet ta shqyrtojë atë.

Kurse avokati i Nexhmedin Arifit, Shemsedin Piraj tha për rajonipress se ekspertiza e hjek nga të gjitha përgjegjësit ligjore Arifin.”Tani me ekspertizën e fundit është krijuar një situatë e re dhe realisht trupi gjykues duhet ta lirojë nga të gjitha dyshimet Arifin” tha Piraj.

Mobi Casa

Ndërkaq ekspertët financiar gjyqësor Xhevdet Krasniqi, Ukë Sadiku dhe Maliq Krasniqi duke u bazuar mbi bazën e dokumentacionit financiar, provave financiare, dokumentacionit financiar plotësues të siguruar nga Kompania “Universal” në Viti, blerjet, shitjet, faturat, regjistrimet financiare për periudhën gusht 2008 deri në muajin maj 2011 si dhe dokumentacionin tjetër relevant lidhur me këtë rast penal, dhe duke u bazuar në legjislacionin tjetër tatimor ka dhënë mendimin dhe konstatimin se Kuvendi Komunal i Vitisë sipas Ligjit mbi Vetëqeverisjen Lokale ka marrë vendim të bazuar për derajonizimin e KRM “Higjiena”, njësia punuese në Viti.

Sipas ekspertëve kryetari i Komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi duke u bazuar në vendimin e Kuvendit Komunal të Vitisë për derajonizimin e KRM “Higjiena”, njësia punuese në Viti, nxjerr vendim të bazuar mbi ekzekutimin e vendimit komunal të Vitisë. Ky vendim është i bazuar në Ligjin mbi Vetëqeverisjen Lokale.

Ekspertët ndërkaq kanë konstatuar se nuk janë realizuar procedurat lidhur me regjistrimin dhe legalizimin e NP “Universal” nga Vitia, obligim i Këshillit Mbikëqyrës , drejtoratit për shërbime publike komunale, konform vendimit të kryetarit të komunës, mbi ekzekutimin e vendimit të Kuvendit Komunal.

Ekspertët kanë konstatuar gjithashtu se NP”Universal” nga Vitia për periudhën kohore gusht 2008 e deri në maj të vitit 2011, nuk i ka deklaruar dhe nuk i ka paguar obligimet tatimore sipas Ligjit mbi Administratën Tatimore. Obligimet tatimore në total të pa deklaruara dhe të pa paguara janë 41.018.42 euro thuhet në mendimin e ekspertëve gjyqësor financiar./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.