Ekspertët e sigurisë: Isa Mustafa po u shmanget problemeve, pa “miratimin”, e Listës serbe Kosova nuk bëhet me ushtri!

Formimi i ushtrisë së Kosovs nuk është përmendur tash e sa kohë nga politikantët kosovarë. Para dy ditësh kryeministri Isa Mustafa tha se formimi i Ushtrisë së Kosovës është i ndërlidhur me demarkacionin me Malin e Zi. Mirëpo, ai nuk e përmendi edhe një fakt që shihet, se pengesë kryesore për formimin e Ushtrisë mbetet Lista serbe.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, e ka fajësuar planin e Ahtisarit për të gjitha të këqijat që po ndodhin në këtë vend. Islami tha se Plani i Ahtisarit është i inkorpuruar në Kushtetutën e Kosovës,duke e bërë kështu një shtet jofunksional. Sa i përket formimit të ushtrisë, Islami tha se pa pëlqimin e palës serbe nuk mund të arrihet kjo, e sipas tij, kjo nënkupton që ndërkombëtarët luajnë si të duan me ne.
“Vërtet ne jemi sui generis, jemi plot supriza. Ishim eksperiment i një regjimi fashist serb, e tash pas ardhjes së Bashkësisë nderkombëtare si duket jemi vend i përshtatëshëm për eksperimente. Burimi i gjitha të këqijave është Plani i Ahtisarit. Ky plan është i inkorporuar në Kushtetutën e Kosovës dhe si i tillë e ka bërë Republikën e Kosovës shtet jofunksisonal. Shumë mirë e dimë se pa pëlqimin e palës serbe 2 të 3 tretat nuk mund të formohet ushtria, atëherë kjo të lë të kuptosh se ndërkombëtaret bëjnë e luajnë si të duan me ne”, ka thënë ai për Infopress.
Se nuk ka lidhje Demarkacioni me formimin e ushtrisë, ka thënë edhe njohësi i mirë i sigurisë, Naim Maloku, duke e quajtur deklaratën e Isa Mustafës si të kotë.
Maloku ka thënë se Kryeministri po mundohet t’u shmanget gjërave, në vend se të ballafaqohet me to.
“Ai mund tenton tu shkanget gjërav, në vend se të ballafaqohet në debat me ekspertë lidhur me këtë çështje dhe ta çlirojë popullin nga marrja me këtë temë”, është shprehur ai për Infopress.
Ai shtoi se as liberalizimi i vizave, e as tani ushtria, nuk kanë ndonjë lidhshmëri me këtë temë.