Eko Higjiena

Ekspertët e Planifikimit Hapësinor prezantojnë planin e punës për vitin 2016

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Komiteti Konsultativ i Ekspertëve të Planifikimit Hapësinor (KKEPH), i cili është themeluar para disa ditësh, ka mbajtur të enjten takimin e parë zyrtar, ku ka prezantuar dhe shqyrtuar planin e punës për vitin 2016.

Avni Aliu, kryesues i Komitetit, ka thënë se janë planifikuar një varg aktivitetesh, siç janë takimet e rregullta me qytetarë dhe përfaqësues të Këshillave lokale, pjesëmarrja në mbledhjet e Kuvendit Komunal, takimet me drejtorët komunalë, me shoqërinë civile, grupet e interesit dhe të tjera.

Fundamenti

Detyrë e këtij Komiteti është që të japë mendime, propozime dhe vërejtje në dokumentat e planifikimit hapësinor, siç janë Plani Zhvillimor Urban dhe Plani Rregullativ Urban si dhe dokumentat tjera të përcaktuara me Ligjin për Planifikim Hapësinor të Kosovës e që kanë të bëjnë me territorin e Komunës së Gjilanit.

E gjithë veprimtaria e kësaj trupe të ekspertëve ka të bëjë me planifikimin hapësinor.
“Ne si ekspertë do t`i identifikojmë nevojat e qytetarëve në fushën e planifikimit hapësinor dhe do t`i paraqesim ato para asamblesë komunale”, ka thënë Avni Aliu, kryesues i KKPH./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.