ARKATANA

Ekspertët e integrimeve kërkojnë riformatizimin e Ministrisë së Jashtme, shkak mungesa e njohjeve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Mos sjellja e njohjeve të reja për rreth dy vite është vlerësuar si dështim i Ministrisë së Punëve të Jashtme nga njohësit e integrimeve evropiane. Ata kanë kërkuar riformatizim të kësaj ministrie. Krahas dështimit për njohje nga pesë vendet mosnjohëse, ekspertët thonë se pa përfundim të dialogut, Kosova s’mund të ketë avancim në proceset integruese.

Avancimi i Kosovës në proceset integruese sipas njohësve konsiderohet se nuk mund të ndodh pa përfundimin e dialogut.

Ndërkaq fajin për dështimet për mos sjelljen e njohjeve të reja ia hedhin ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila sipas tyre është marrë më shumë me shkarkime të ambasadorëve.

Njohësi i integrimeve evropiane, Agron Hoti, thotë se vonesat e nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit, kanë plasaritur edhe raportet e Kosovës me ShBA-në.

Teksa ka folur për përfundimin e dialogut, Hoti thotë se pa epilog përfundimtar, Kosova nuk mund të ketë një përparim në arenën ndërkombëtare. Madje, siç thotë ai, dialogu me Serbinë është i lidhur me liberalizmin e vizave dhe me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Uji Dea

Ndërsa profesori i Shkencave Politike, Dritëro Arifi, thotë se diplomacia nuk e ka pasur në fokus avancimin e Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Sipas tij Mistria e Punëve të Jashtme më shumë është marrë me shkarkime të ambasadorëve sesa me sjelljen e ndonjë njohje.

E duke e parë këtë dështim, Arifi e sheh si të domosdoshme një riformatizim në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Sipas tij gjithmonë Qeveria ka nevojë që të riformatizohet, kur nuk performon në mënyrën e duhur./Gazeta10

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.