UBT

Ekspertët: Dënimi i migrantëve nuk është zgjidhje

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Profesori universitar i ekonomisë, Nagip Skënderi, thotë se shkaqet për ikjen e kosovarëve janë të ndryshme, por arsyeja kryesore sipas tij, është papunësia. Ai thotë së qytetarët mund të ndalen duke u krijuar perspektivë e jo duke i dënuar.

“Konsideroj se shkaku kryesor te emigrimit është papunësia mirëpo ne këtë moment mendoj se fenomenin e papunësisë janë duke e shfrytëzuar edhe disa matrapazë te cilët janë te lidhur me pushtetin e Serbisë dhe ata te cilët nuk ja duan te mirën Kosovës dhe dëshirojnë qe ne çdo mënyrë Kosovën ta zbrazin nga popullata qe është aktive dhe e aftë për punë. Konsideroj se dënimet nuk janë mënyrë e mirë sepse duhet dënuar ata të cilët e përcjellin dhe e ndihmojnë migrimin kurse për popullatën e cila është e pa mbrojtur në aspektin e punënxënjes dhe aspektin sociale. Mendoj që këtyre duhet tu ofrohen programe trajnimi dhe riprofesionalizimi me të cilat ata do të mund të integroheshin dhe ta gjejnë veten në tregun e punës në Kosovë”, tha Skenderi.

Edhe njohësi i integrimeve evropiane Emrush Ujkani, thotë se institucionet e Kosovës nuk kanë të drejtë t’i dënojnë e as t’i pengojnë qytetarë të lëvizin lirshëm, por duhet të punojnë për përmirësimin gjendjes sociale.

“Të marrësh vendime të tilla që ta shtrëngosh një qytetar për një veprim të tillë sepse ai nuk gjen alternativë këtu mendoj se është një hap i ngutshëm. Mendoj se institucionet tona por edhe shoqëria civile të komunikojnë me qytetarët. Në vend se të kalojmë në masa shtrënguese duhet të gjejmë instrumente të komunikimit që te binden se përkundër faktit që mund të provojnë ose riprovojnë të ikin kjo është ë kotë”, tha Ujkani.

Uji Dea

Ish ­sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme Nagip Skënderi dhe njohësi i proceseve integruese Emrush Ujkani, thonë se ikja kaq masive e kosovarëve po i jep një imazh të keq Kosovës në botë,ndërsa është edhe një goditje e rëndë për procesin e liberalizimit të vizave.

“Pa dyshim që kjo ikje do të lë pasoja të pariparueshme në procesin e liberalizimit të vizave sepse në kohën kur në i ofrohemi këtij procesi dhe i plotësojmë standardet vjen një bumerang siç është emigrimi i cili mund të jetë edhe dorë e zgjatur e pushtetit serb i cili dëshiron që me çdo kusht te ja qes faqen e zeze Kosovës”, tha Skenderi.

“Konsideroj se kjo do të ndikoj jashtëzakonisht keq në të gjithë procesin për arsye se tash veç ka lëvizje brenda shteteve anëtare grupeve te djathta të cilat kanë krijua një lloj platforme kundër imigrimit ilegal dhe asnjë vend nuk është i gatshëm që ta krijoj një destabilitet të brendshëm për të krijuar një lëvizje të lirë për 2 milion kosovarë”, tha Ujkani.

Ndërkohë, ende nuk dihet saktë se sa është numri i qytetarëve të Kosovës të cilët kanë ikur nga Kosova e të cilët nëse nuk kanë arritur cakun e tyre, ndodhen në kampet e Hungarisë. Dukuria e ikjes së kosovarëve është shfaqur me të madhe sidomos pas disa lajmeve jozyrtare se disa nga vendet e fuqishme të BE­së janë të gatshme të japin azil për kosovarët. Por, zyrtarët e atyre vendeve kanë dërguar mesazhe që nuk do të ketë azil për kosovarët, prandaj kanë kërkuar që qytetarët e Kosovës të mos bien pre e mashtrimeve të kontrabandistëve.