Eko Higjiena

Ekspertët alarmojnë për dëmin që po u shkaktohet nxënësve, grevën e quajnë të tepërt e tallje

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Greva në arsim ka hyrë në javën e tretë, duke bërë kështu që të humbin numër i madh i orëve mësimore. Sipas ekspertëve të arsimit, e gjitha kjo është në dëme të nxënësve, duke e quajtur grerën të tepërt dhe tallje.

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj, tha se kërkesat e SBAShK-ut janë një taktik zhagitjeje. Ndër të tjera ai shtoi se greva është skandaloze dhe se është tejkaluar çdo normë dhe se kërkesat e SBAShK-ut sipas tij, janë thjeshtë tallje.“Kërkesat e SBAShK-ut janë një taktik zhagitje sepse është e njëjta kërkesë që është ndarë në dy pjesë, gjeja në emër të rritjes dhe në emër të ndihmës prej 50 eurove, që unë e shoh si një ngatërrim, si shtyrje e afatit dhe kurrsesi si përpjekje serioze për të rifilluar procesin mësimor”, u shpreh Rexhaj.

“Thirrjet e grevistëve për mos zëvendësimin e orëve tregojnë se sa jo serioz janë palet ndaj mësimit të fëmijëve, qysh tash është skandaloze greva është tejkaluar çdo normë, nuk duhet diskutuar a duhet të zëvendësohen a jo orët, greva duhet të ndërpritet menjëherë dhe mandej duhet të bëhet çmos që të kompensohen jo vetëm mësimi i humbur tash gjatë grevës, por gjatë dy viteve të pandemisë. Krejt çka bisedohet tjetër është jo serioze është e pa tolerueshme”.“Krejt opinioni duhet me filluar me i vlerësuar të gjitha palët që janë në këtë proces në bazë të asaj se a fillon mësimi. Është vërtet një joseriozitet i patolerueshme prej të gjithëve nuk pe përjashtoj as qeverinë, por me kërkesën e fundit mendoj se SBAShK-u thjeshtë bënë tallje”, tha Rexhaj.

Edhe drejtori i Instituti EdGuard, Rinor Qehaja, tha se greva në arsimit është bërë e tepërt, duke bërë thirrje që greva të ndërpritet menjëherë dhe të filloj procesi mësimor.

Mobi Casa

“Situata me greve është bërë e tepërt. Jemi në javën e tretë jashtë procesit mësimor dhe kjo përveç që është e tepër është mbi të gjitha e padrejtë ndaj nxënësve. Greva duhet të ndërpritet, procesi mësimor duhet të filloj menjëherë, kjo është ajo e panegocueshmja, ndërkaq ajo çka është e negociueshme u ngelet palëve të realizohet përmes dialogut social por pa e cenuar procesin mësimor”.

Qehaja shtoi se dëmi është i pa pariparueshëm dhe se orët e humbura duhet të zëvendësohen, raporton EO.

“Nxënësit janë më të dëmtarit! Nxënësit veçse janë të ekspozuar një cilësie jo të mirë dhe tash kësaj të i shtojmë edhe këtë periudhe jashtë procesit mësimor, dëmi është i pariparueshëm dhe shumë afatgjatë. A duhet të zëvendësohen orët mësimore”.“…po, mirëpo besoj të gjithë e kuptojnë që zëvendësimi i këtyre orëve te humbura nuk zëvendëson në ploti një orë të rregullt mësimore. Na është dëshmuar nga e kaluara, dhe do të na dëshmohet edhe tani, që ato të zëvendësuara gjate pushimeve ose te Shtunave në asnjë moment nuk e kanë të njëjtin efekt” u shpreh Qehaja.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.