Eksodi te SC Gjilani vazhdon, largohet edhe zyrtari për media
Pas largimit të Muhamed Useinit dhe Gerhard Prognit nga skuadra e SC Gjilanit, ka ardhur edhe largimi i radhës. Përmes një statusi në facebook, zyrtari për media tek klubi i SC Gjilanit, Mergim Qerimi, ka treguar se nuk do të jetë pjesë e SC Gjilanit.
Statusi i plotë i Qerimit:
Faleminderit SC Gjilani për këto vite sa isha pjesë e klubit, ishte kënaqësi qe se bashku me bashkëpunëtoret e mi arritëm qe ta ngrisim sadopak nivelin e informimit, jo vetëm brenda klubit – por edhe me gjere. Suksese ne vazhdim.


