RCCOLA

“Eksodi i heshtur”, vazhdon zbrazja masive e Kosovës

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

“Në të gjitha zgjedhjet deri me tani,në programet e të gjitha partive, prioritet iu epeshin vendeve të reja punës për të rinjtë e vendit dhe besimi te këta përfaqësues ishte madh, sepse populli ju besonte pasi që shumica prej tyre thirreshin edhe si “komandantë që e çliruan vendin me epitetet më të larta”, thotë Tërnava për “Kosova Sot Online”.

Raporti i fundit i ASK-së për Kosovën zbulon se numri i kosovarëve që po e braktisin vendin është vazhdimisht në rritje, ku krahasuar me vitin 2017, ky numër pothuajse është trefishuar në vitin 2020.

Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të përmbledhura në raportin “Vlerësimi i popullsisë 2018”, rreth 30 mijë persona e kanë braktisur vendin gjatë vitit 2018. Numri i emigrantëve kosovarë gjatë vitit 2018 është vlerësuar të jetë gjithsej 28,164 banorë përfshirë emigrantët legalë dhe ata ilegalë.

Njohësi i fushës së sigurisë, Hajrullah Tërnava thekson se këto janë shifra alarmante, që flasin se kosovarët nuk e kanë më atë besimin në politikën e korruptuar, prandaj tani kanë zgjedhur rrugën e largimit nga vendi për shkak të dështimit të madh në zhvillimin e vendit dhe hapje të vendeve të reja të punës.

“Situatën të cilën po e përjeton Kosova me banorët e saje,lirisht mundë ta quajmë të mjerueshme, dhe kjo situatë po zgjatë që nga çlirimi në vazhdimësi qe plot 20 vite, sepse mbas çlirimit populli mendonin dhe e kishin besimin se tani jemi të lirë dhe e fituam luftën,nga ata që donin të na zhdukin. Filloj demokracia e të jetuarit,dhe tani populli tash në këtë sistem pluralist, vetë i zgjedhë udhëheqësit e tyre nga shumë parti, por tani ata do të bëjnë çmos që ta qojnë shtetin para. Në të gjitha zgjedhjet deri me tani,në programet e të gjitha partive, prioritet iu epeshin vendeve të reja punës për të rinjtë e vendit dhe besimi te këta përfaqësues ishte madh, sepse populli ju besonte pasi që shumica prej tyre thirreshin edhe si “komandantë që e çliruan vendin me epitetet më të larta“, thotë Tërnava për “Kosova Sot Online”.

Mobi Casa

Tani që kanë kaluar dy dekada pas çlirimit, sipas Tërnavës mashtrimi i madh ka dalë tërësisht në sipërfaqe, dhe kosovarët e kanë të vështirë t’i besojnë cilës do qeveri se do të sjell ndryshime të shpejta e pozitive.

“Tani kur kaluan 20 vite nga ajo kohë e deri më tani, populli është në tërësi i zhgënjyer, sepse po ata „komandantë“ fare nuk ia menduan të mirën popullit dhe vendit, përkundrazi, ata u pasuruan skajshëm për veti dhe rrethin familjar të tyre. Prioritet iu dhanë nepotizmit dhe njerëzve të besueshëm që i emëruan në postet më të larta shtetërore, për të vetmin qëllim që po ata, në ato poste të larta, të përkujdesen për këta „komandantë“që tani po e udhëheqin shtetin, sepse vetëm në këtë mënyrë do të jenë të fortë dhe të dy parët do të pasurohen skajshmërisht, sikur që edhe ia kanë arritur qëllimit”, shton Tërnava për “Kosova Sot Online”.

Prandaj duke qenë kështu, sipas Tërnavës Kosova edhe po izolohet nga BE-ja, duke u tej zgjatur heqja e vizave për kosovarët, të cilët detyrohen të gjejnë disa mënyra ilegale që të braktisin vendin dhe kërkojnë jetë më të mirë dhe vende pune jashtë Kosovës, kudo munden në perëndim.

“Ky shpjegim i deritashëm i situatës në të cilën gjendet Kosova është bazamenti kryesor i situatës në të cilën gjendet popullata e saj. Kur të rinjtë shkollohen, dhe shumica kryejnë edhe fakultete, të vetmen mundësi e kanë ta gjejnë ndonjë vend pune si kamerier, të kthehen në punëtor krahu, rojtar të kompanive private të sigurimit, ndërtimtari e cila paguhet fare me paga minimale e vende tjera pune të ngjashme me rroga të turpshme, prandaj detyrohen të marrin rrugën e ikjes nga vendi”, përfundon analisti Hajrullah Tërnava për “Kosova Sot Online.