Hidromorava

Ekskursioni i një idioti

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Nga Daut Dauti – ‘Ishim shtatë veta në varg. Tre anëtarë fisesh të ulur këmbëkryq, pastaj një djalë i vogël, unë i kërrusur dhe dy fëmijë të vegjël. Fëmijët ishin të rraskapitur nga rrethimi dhe pa energji nga uria. Ata u ulën me shikim tërësisht të vdekur dhe nuk folën e as nuk lëvizën aspak, pos që mbyllnin sytë në ndonjë rast kur shikonin diellin. Gegët flisnin për politikë dhe mbështillnin cigare. Unë e ndeza llullën dhe i shikoja barkat me refugjatë që shkonin në shtëpi… Njëri nga fëmijët kishte vënë kokën në prehrin tim dhe kishte fjetur”.

Me këto fjalë Joyce Cary e përshkruan këtë skicë të cilën e ka bërë vet në Shkodër dhe që shihet më poshtë. Skica dhe fjalët janë marrë nga libri i tij që quhet ‘Memoir of the Bobotes (Kujtimi i Bobotes). Autori ka qenë i angazhuar në ekipin e spitalit të ushtrisë malazeze gjatë luftërave ballkanike (1912-13), kur kjo ushtri e sulmoi Shqipërinë dhe e rrethoi Shkodrën. Ekipi mjekësor kishte një numër të madh të britanikëve që kishin ardhur t’i ndihmonin kësaj ushtrie, për shkak të dashurisë që kishin për Malin e Zi dhe Serbinë.

Në tërë librin nuk ka asnjë shënim për masakrat që kjo ushtri ekzekutoi ndaj shqiptarëve. Malazezët dhe ushtria e tyre paraqiten si shumë të kulturuar, kurse e keqja apo primitivët janë shqiptarët dhe otomanët.

Natyrisht që Joyce Cary nuk i ka patur sytë e Durhamit, Trockit dhe gazetarëve tjerë britanikë që i panë masakrat.

Eco Higjiena

Ky libër nuk është i vetmi i kësaj natyre. Asnjë të keqe nuk ka në këtë libër, edhe pse autori ka qenë i angazhuar në luftën dhe në anën që shkaktoi masakra të papara deri atëherë. Lexuesit naiv do t’i krijohej përshtypja që autori ka qenë në një ekskursion gazmor e jo në një luftë që prodhoi masakra.

Megjithatë, duhet ta falënderojmë autorin për mënyrën se si e ka përfunduar librin. Këto janë fjalët përmbyllëse të librit: “Nëse ky libër është dëshpërues, duhet të jetë i tillë pasi që në të ka shumë ushqim dhe pak incidente – shumë e ngjashme me jetën e cila është dëshpëruese për të njëjtën arsye”.

Çfarë idioti, do të thoshte gjithkush (me arsye) për këtë ‘njeri’.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.