Uji Dea

Ekskursionet të organizohen në fund të vitit

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Bujar Nevzati, drejtor i Arsimit, ka thënë se ekskursionet e këtij vitit janë organizuar në mënyrën më të mirë, duke nënvizuar se nuk ka pasur asnjë ankesë ose vërejtje, qoftë nga nxënësit apo mësimdhënësit, qoftë nga ndonjë prind.

Komiteti i Arsimit i ka shqyrtuar të martën raportet e shkollave për ekskursionet e nxënësve në Shqipëri, por ka vendosur që të kërkojë plotësimin e tyre nga shkollat përkatëse.

Shkëlqim Latifi, kryesues i Komitetit për Arsim, ka thënë se disa raporte janë të mangëta e disa janë të mbingarkuara me gjera të parëndësishme, por ka shtuar se ekskursionet, megjithatë kanë kaluar pa ndonjë problem të veçantë.

Bujar Nevzati, drejtor i Arsimit, ka thënë se ekskursionet e këtij vitit janë organizuar në mënyrën më të mirë, duke nënvizuar se nuk ka pasur asnjë ankesë ose vërejtje, qoftë nga nxënësit apo mësimdhënësit, qoftë nga ndonjë prind.

Shumica e anëtarëve të kësaj trupe profesionale të vendimmarrjes komunale, kanë thënë se ekskursionet duhet të organizohen në fund të vitit shkollor, sepse në kohën që po bëhen aktualisht, po reflektojnë negativisht në disiplinën e nxënësve gjatë vitit shkollor.

UBT

Rashit Sahiti (LDK) tha se ekskursionet duhet ta përmbushin qëllimin edukativ-arsimor, për çka edhe organizohen, kurse Ajtene Shahiqi (AAK), pati vërejtje te kohëzgjatja e ekskursioneve, duke thënë se pesë ditë janë shumë.

Mimoza Shkodra (AKR) ka thënë se për mbarëvajtje të ekskursioneve duhet të edukohen edhe mësimdhënësit, sepse disa prej tyre më shumë shkojnë për të kënaqur veten e tyre se sa për t`u kujdesur për nxënësit. Edhe Saranda Bllaca (LDK), tha se raportet e shkollave nuk e paraqesin gjendjen reale, duke nënvizuar faktin që probleme të theksuara nuk ka pasur.

Bahrije Veseli, e cila po ashtu është pajtuar me të tjerët sa i përket kohës së ekskursioneve, ka thënë se edhe nxënësve duhet t`u sqarohet mirëfilli se këto organizime kanë qëllime edukative-arsimore dhe nuk janë shëtitje argëtuese. Ndërkaq, Shukrije Rapuca (PDK) tha se organizimi i ekskursioneve në shtator, nuk është fillim i mbarë i vitit shkollor.

Bujar Nevzati, drejtor i Arsimit, i ka thënë zyrës së informimit se ekskursionet e këtij vitit janë organizuar dhe përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme, duke nënvizuar se nuk ka pasur asnjë ankesë ose vërejtje, qoftë nga nxënësit apo nga mësimdhënësit apo qoftë nga ndonjë prind.

Ne i kemi marrë të gjitha masat e nevojshme me kujdestarët e klasave, drejtorët dhe këshillat e shkollave që të evitojmë të metat eventuale që janë vërejtur viteve të kaluara dhe unë jam i kënaqur me organizimin që është bërë këtë vit, ka thënë drejtori i Arsimit, Bujar Nevzati./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.