Mobi Casa

Ekskursionet e kushtueshme të ministrave të Mustafës

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sado që kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar në disa raste rreth vizitave të pakoordinuara dhe mirëplanifikuara të ministrave të kabinetit të tij qeveritar jashtë vendit, ai akoma nuk është duke arritur që të vendosë rregull dhe disiplinë të mirë- filltë në këtë çështje jo pak problematike, që ka filluar t’i ngjajë edhe një lloj ekskursioni mjaft të kushtueshëm për buxhetin e shtetit të Kosovës.

Njëkohësisht, së fundi qëndruan në Bruksel ministri i Jashtëm dhe ministrja për Dialog.

Sipas analistëve, ministra si Enver Hoxhaj dhe Edita Tahiri, edhe po shpenzojnë kot, edhe po zhvillojnë vizita pa kurrfarë dobie për Kosovën,raporton Gazeta Kosova Sot

Sado që kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar në disa raste rreth vizitave të pakoordinuara dhe mirëplanifikuara të ministrave të kabinetit të tij qeveritar jashtë vendit, ai akoma nuk është duke arritur që të vendosë rregull dhe disiplinë të mirë- filltë në këtë çështje jo pak problematike, që ka filluar t’i ngjajë edhe një lloj ekskursioni mjaft të kushtueshëm për buxhetin e shtetit të Kosovës.

Eco Higjiena

Rasti më i freskët është vizita e ministrit Enver Hoxhaj në Bruksel, ndërsa atje po qëndronte edhe ministrja për Dialog, Edita Tahiri, me ekipin e saj. Tani në opinion shtrohet pyetje serioze se çfarë kërkojnë njëkohësisht në Bruksel Edita Tahiri dhe ministri i Jashtëm Enver Hoxha? Gazeta i ka dërguar pyetje për sqarim edhe zyrës së kryeministrit për këtë çështje nëpërmes ministrit të ngarkuar për komunikim me medie Arban Abrashi, por nuk ka pasur një përgjigje rreth këtij fenomeni dhe këtij rasti konkret.

Sidoqoftë, analistët politike gjykojnë se kjo është një sjellje e papërgjegjshme e disa anë- tarëve të kabinetit qeveritar, që i kanë dalë nga dora kryeministrit Mustafa, dhe për egon e tyre bëjnë edhe ekskursione të kushtueshme dhe pa ndonjë interes për vendin, gjithandej Evropës. Në këso lloj ekskursionesh bëjnë pjesë sipas njohësve të politikës edhe ministri Hoxhaj, por edhe Tahiri, ndonëse pa rezultate konkrete deri më tani dhe me një kosto serioze për buxhetin e shtetit.

Vizitat e pafrytshme Analisti politik dhe njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare, Albinot Maloku, duke vlerësuar këto shkuarje ardhje të ministrave të Qeverisë së Kosovës nëpër Evropë dhe pa ndonjë efekt pozitiv për temat në të cilat angazhohen, konsideron se kryeministri Mustafa duhet të kalon nga fjalët në vepra, që të ndërmarrë edhe masa konkrete ndaj tyre. “Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, u ka bërë thirrje jo veç zyrtarëve shtetërorë, por edhe ministrave të tij që mos ta keqpërdorojnë buxhetin e shtetit për lëvizje të padobishme e pa arsye. Pavarësisht kësaj, këto ditë në Bruksel kanë qëndruar edhe Ministria për Dialog, Edita Tahiri, edhe ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, e ku të dy vizitat janë zhvilluar në të njëjtat institucione evropiane”, tha ai. “Shkuarja e ministrit Hoxhaj pa dyshim mund të konsiderohet e pa frytshme në raport me Kosovën, kurse ministria Tahiri po e vazhdon avazin e vjetër të dialogut, e i cili nuk po duket të jetë edhe aq produktiv për Kosovën. Konform, kësaj vizitat dhe lëvizjet e dyfishta të qeveritarëve tanë nuk do të duhej shikuar nga ana e kryeministrit Mustafa si momente ndaj të cilave nuk do të reflektohet me dozën e merituar”, tha Maloku për “Kosova Sot”.