UBT

Ekskluzive, Tarashaj i thotë jo Zvicrës, zbulon të ardhmen e tij

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shani Tarashaj është padyshim zbulimi i stinorin 2015-16 i futbollistëve shqiptar në ligat evropiane.

Super talenti kosovar së fundmi ka marrë ftesë edhe nga Përfaqësuesja A e Zvicrës për dy ndeshjet miqësore që do t’i zhvillojnë me Irlandën dhe Bosnjën.

Por sulmuesi i ekipit zviceran nuk do të shkojë në grumbullim me skuadrën e Vladimir Petkovicit.

Këtë gjë e ka zbuluar ekskluzivisht për Telegrafin prizrenasi që po i çmend të gjithë me golat e tij.

“Është e vërtetë që kam marrë ftesën për dy ndeshjet miqësore me Irlandën dhe Bosnjën nga Zvicra A por që nuk do të jem në këtë grumbullim”, shprehet Tarashaj për Telegrafin.

“Arsyeja është që Përfaqësuesja U21 ka një takim tejet të rëndësishëm me Anglinë dhe kam vendosur t’i ndihmojë pasi ata më kanë ndihmuar mua të rritem si futbollist”, thotë djaloshi i artë nga Prizreni.

Uji Dea

Por a do t’i bashkohet Zvicrës A në ndeshjet e ardhshme Shania ende nuk ka një përgjigje definitive për këtë.

“Nuk e di, ta shohim të ardhmen dhe do të vendosi se kë do ta përfaqësojë”.

Kosova pritet të pranohet me 3 maj në UEFA, a mund të shohim në fanellën e vendlindjes tënde? “Atë ditë janë tu e pritur me gëzim të madh të gjithë shqiptarët dhe natyrisht edhe unë e pres me padurim. Pse jo, Kosova është shtëpia ime dhe mund ta përfaqësojë, por të presim muajin maj pasi është afër dhe të shohim”, deklaroi Tarashaj për Telegrafin.

Tarashaj iu bashkua në janar Evertonit për katër milionë euro, mirëpo ai ka mbetur në huazim te Grasshopper deri në fund të edicionit.

20-vjeçari ka shkëlqyer duke shënuar 11 gola në elitën e futbollit zviceran dhe ka dhuruar katër asistime.

E ardhmja e tij ende nuk është e qartë, pasi ai është në mes të Zvicrës, Shqipërisë dhe Kosovës, por si duket kjo e fundit ka përparësi më të madhe për ta pasur në radhët e veta talentin e madh. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.