FITORJA

Ekskluzive: Ramush Haradinajt i ofrohet pozita e zv.kryeministrit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ramush Haradinjat i është ofruar pozita e zëvendëskryeministrit të Kosovës. Oferta i është bërë liderit të AAK-së në mënyrë që vendi ta kalojë krizën politike në vend dhe kësisoj të prishet opozita e bashkuar.

Këtë e kanë konfirmuar për RTV Dukagjinin, burime të sigurta nga Qeveria e Kosovës, por që as zyrtarë të AAK-së nuk e kanë mohuar një gjë të tillë.

Haradinaj, sikur të pranonte ofertën, ajo përveç zëvendëskryeministrit përfshinë edhe poste ministrore të rëndësishme.

Shefja e grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi në “INFO BOX” të RTV Dukagjinit nuk e ka mohuar se AAK-së i janë ofruar pozita të rëndësishme qeveritare duke thënë se oferta të tilla ka pasur vazhdimisht për partinë e Ramush Haradinajt.

Uji Dea

“Në vazhdimësi vijnë oferta. Kjo nuk është risi por kjo edhe më shumë flet për jo seriozitetin e këtij pushteti dhe këtyre qeveritarëve, në kohën kur Kosova po vuan nga probleme të mëdha. Po mundohen të joshin opozitën, parti të ndryshme politike, në mënyrë që të blejnë kohë për pushtet, të cilin vazhdimisht po e abuzojnë”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Ajo ka përsëritur se zgjidhja e vetme për tejkalimin e krizës mbeten zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Sipas saj, në asnjë mënyrë opozita e bashkuar nuk do të ulet në tavolinë me shumicën për të tejkaluar krizën, përveç se në rastin, kur takimi do të bëhej për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Ajo ka propozuar që Presidenti të zgjidhet nga populli, duke thënë se edhe seancën për zgjedhjen e presidentit të vendit por edhe çdo seancë tjetër do ta bllokojnë përmes gazit lotsjellës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.