RCCOLA

Ekskluzive: Nuk pati trafikim të organeve – Williamson largohet?

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nuk ka dëshmi se gjatë luftës është bërë trafikim i organeve në Kosovë. Në këtë mënyrë, hidhen poshtë pretendimet e raportit të senatorit zviceran, Dik Marti se një gjë e tillë ka ndodhur.

Klan Kosova merr vesh se ky është përfundimi i hetimeve të kryeprokurorit amerikan, Clint Williamson, i cili udhëhoqi Task Forcën e hetimeve speciale të BE-së në lidhje me këtë çështje.

Raporti i tij, i paraparë të publikohet në qershor, është shtyrë për dy muaj dhe do të shfaqet në gusht.

KKVITI

Pasi ta bëjë këtë gjë, Williamson, i cili më parë ka shërbyer edhe si shef i komponentës së Drejtësisë, në kohën e UNMIK-ut, do të largohet nga kjo detyrë, pasi përfundimi i raportit ishte misioni i tij.

Burimet ndërkombëtare i thanë Klanit se ai do të zëvendësohet nga një tjetër prokuror amerikan.
Ky, megjithatë, do të hetojë 12 raste për krime lufte, për të cilat Task Forca aktuale e Willamsonit, ka gjetur fakte të jenë kryer kryesisht pas 12 qershorit. Ato, të gjitha, janë individuale dhe nuk përfshijë ndonjë ndërmarrje të organizuar.

Aktakuzat për këto 12 raste, siç merret vesh, do të ngrihen diku ka fundi i vitit./express/