Ekskluzive: Kjo është puna e re e Albert Bunjaku, do të jetë në nivelet më të larta teknike të UEFA-s

Është njëri nga më meritorët për sukseset e Kosovës, pasi puna e tij e madhe ndër vite po shpaguhet tani.

Fjala është për ish-trajnerin e Përfaqësueses, Albert Bunjaku i cili ishte njeriu kryesor për ardhjen e lojtarëve në Përfaqësuese.

Nga viti 2017 Bunjaku nuk është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, por ofertat në drejtim të tij nuk kanë munguar nga klube evropiane.

48-vjeçari është bërë me punë të re dhe tani do të jetë i punësuar në UEFA. Telegrafi merr vesh se Bunjaku është pranuar si instruktor teknik në shtëpinë më të madhe të futbollit evropiane UEFA.

Mijëra persona kanë konkurruar për këtë post, por UEFA ka pranuar vetëm 45 instruktor.

Në fakt të qenit pjesë e këtij grupi është një privilegj i madh, pasi të jesh instruktor teknik në shtëpinë më të madhe të futbollit evropian është arritje e jashtëzakonshme.

Roli i Bunjakut në instancat më të larta të futbollit evropian do të jetë zhvillimi i futbollit modern.

Këtë punë që ka marrë Bunjaku më parë e kishin bërë edhe trajner të mëdhenjë si Berti Vogs, Roy Hodgson, Lars Lagerbeck e të tjerë.

Gjatë javëve në vijim, Bunjaku pritet ta bëjë publike punën e tij të re si instruktor teknik i UEFA-s. /Telegrafi/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).