United Hospital

Ekskluzive: Herolind Shala nënshkruan me skuadrën e re

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Herolind Shala është bërë me skuadër të re, pasi ka vendosur që të vazhdoj në elitën e futbollit norvegjez së paku edhe për gjashtë muaj.

Mesfushori i Kosovës ishte pjesë e gjigantit norvegjez Valerenga deri në janar, por i skadoi kontrata dhe ishte në kërkim të një ekipi të ri.

Shala ka pasur disa oferta gjatë kësaj kohe, por që nuk ka mbetur i kënaqur me to dhe ka vendosur të vazhdoj përsëri në Norvegji, së paku deri në verë.

Telegrafi merr vesh ekskluzivisht se reprezentuesi i Kosovës ka nënshkruar për skuadrën nga kryeqyteti norvegjez Stabaek.

Stabaek ka bërë disa përforcime cilësore dhe ka për synim që të kërkojë një vend që i dërgon në garat evropiane.

UBT

Zyrtarizimi i Herolind Shalës nga skuadra norvegjeze pritet të ndodhë brenda disa orëve.

29-vjeçari Shala ka një karrierë të pasur, pasi ai ka luajtur edhe në Çeki për Sparta Pragën dhe Slovan Liberecin, në Turqi për Kasimpasan e në Danimarkë për Lyngby.

Nottoden, Odd Grenland, Start dhe Valerenga kanë qenë skuadrat e Shalës në elitën e futbollit norvegjez.

Kujtojmë që Herolindi është njëri nga futbollistët më të rëndësishëm të Kosovës, pasi ai shihet nga trajneri Bernard Challandes si pikë kyçe në repartin e mesfushës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.