United Hospital

Ekskluzive – Burim Kukeli me mesazh për ekipin dhe tifozët para ndeshjes kruciale ndaj Rumanisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Mesfushori titanik i kombëtares shqiptare, Burim Kukeli, në një intervistë ekskluzive për Telegrafin ka folur rreth lëndimit të tij, formës së kombëtares pas dy humbjeve në Euro 2016 dhe ndeshjen kruciale ndaj Rumanisë.

I pyetur nga Telegrafi rreth sakrificës së tij për t’iu bashkuar kombëtares përkundër se ishte i lënduar, Kukeli pranon se ka pasur një lëndim, por që nuk ia ka rrezikuar kampionatin.

“Po, kam pasur të çara në dy vende të kokës, por nuk ka qenë rrezik për kampionatin evropian, andaj kam pasur kohë të mjaftueshme për t’u rikuperuar”, theksoi ai.

Rreth dy humbjeve në dy ndeshjet e para, ai thotë se kanë qenë të pa merituara.

“Po, kemi pësuar dy humbje të pa merituara. Menodj se në të dyja ndeshjet kemi treguar vlerat tona. Na mungoi pak edhe fati dhe normalisht edhe golat”, potencoi Kukeli.

Mobi Casa

Titani i mesfushës i cili ishte i pakapshëm dhe i pakalueshëm në performancat e tij të deritanishme për kombëtaren, është i suspenduar për sfidën kruciale ndaj Rumanisë për shkak të kartonëve. Një mungesë që do të vërehet, por a ka ai ndonjë porosi për bashklojtarët?

“Nuk pres asgjë më shumë se që kanë treguar deri tani, ne të gjithë kemi dhënë maksimumin dhe kundër Rumanisë mund të arrijmë një fitore”, u shpreh i bindur Kukeli.

Më tej ai ka një mesazh për tifozët e kombëtares, të cilët thotë se kanë demonstruar shembull me sjelljen e tyre.

“Mendoj se tifozët shqiptar që kanë ardhur nga anë e mbarë bota e kanë parë se kemi dhënë gjithë zemrën në fushë dhe i kemi bërë të gjithë krenar. Edhe tifozët me sjelljet korrekte na kanë bërë krenar neve dhe të gjithëve, të vazhdojmë kështu. Vetëm bashkë mundemi”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.