ARKATANA

EKSKLUZIVE: Arbesa Sinanaj bën jurinë e “X Factor” në Gjermani të qajë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pas suksesit të këngëtares tashmë me famë botërore Rita Ora, Vanesa Krasniqit e cila mahniti jurinë e “DSDS”, Ardian Bujupit, Mark Markut etj, është momenti i Arbesa Sinanaj.

16 vjeçarja e cila ka lindur në Gjermani nga një familje me prejardhje nga Podujeva ka bërë të qajë jurinë dhe publikun e “X Factor” në Gjermani me paraqitjen e saj.

Ajo interpretoj këngën “You Found me “ nga The Fray.

E kontaktuar ekskuzivisht nga indeksonline Arbesa tha se gjithë pjesëmarrja e saj në “X Factor” ka qenë shumë spontane, por jo edhe talenti i saj për muzikën pasi që rrjedh nga një familje muzicientësh.
“Muzika për mua është gjithçka. Nuk e kam planifuar të shkoj në “X Factor” këtë vitë por ka qenë një aksion spontan”, tregon ajo.

Mediat kryesore gjermane të cilat kanë shkruar për Arbesën kanë pasur vetëm fjalë lavdëruese për talentën kosovare. Anëtarja e jurisë e këtij spektakli, këngëtarja me famë botërore, Sarah Connor tha se zëri i saj është zë që depërton thëllë në shpirt dhe se ajo ka kohë që po kërkonte diçka të tillë.

ARKATANA

Ajo që më së shumti u emocionua nga performanca e Arbesës ishte anëtarja tjetër Sandra Nasic, e cila nuk mundi ti ndalte lotët.
“Kur kam parë Sandra-n duke qarë nuk mund ta besoja. Unë asnjëherë skam qenë para një publiku aq të madhë dhe prandaj kam pas shumë frikë por e di se kjo është normale pasi që për herë të parë kam dalë në televizon”, vazhdon Arbesa për indeksonline.

Familja e saj përbëhet nga prindërit dhe 4 motrat dhe një vëlla.
“Edhe motra ime, Vanessa Sinanaj këndon derisa vëllau Fetah Sinanaj luan në piano. Ne të tre bëjmë muzikë bashkë dhe kënaqemi”, tha Arbesa për indeksonline.

Edicioni i rradhës i cili do të zbulojë nesë Arbesa është kualifikuar apo jo për fazën tjetër e cila mund ta dërgoj drejt finales së madhe do të mbahet me 26 gusht dhe do të transmetohet në televizonin gjerman “RTL”.

Arbesa tha se pret përkrahjen e bashkëatdhetarëve të saj e cila do t’i ndihmojë shumë në vazhdim. Ne patjetër i urojmë shumë suksese dhe le të vazhdojë suksesi i shqiptareve në botë. Paraqitjen e saj emocionale keni mundësit a shihni në këtë link

http://www.vox.de/medien/sendungen/x-factor/news/25f78-12cb67-67d4-25/x-factor-2012-kandidatin-arbesa-sinanaj-bringt-sandra-nasic-komplett-aus-der-fassung.html

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.