Ekrem Thaqi invalid në karrocë, kërkon kushte më të mira të infrastrukturës, ka një lutje për Alban Hysenin?
Gjilan – Ekrem Thaqi i cili ndodhet në karrocë dhe ka problem me qarkullim të lirë të lëvizjes ka kërkuar nga Alban Hyseni që t`i asfaltohet rruga e cila është shumë e shkurtër. Vetëm po më mashtrojnë, ta asfaltojmë sivjet, ta kryejmë sivjet e rruga nuk po kryhet ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Ekrem Thaqi ka shkruar në rrjetet sociale se është invalid dhe ndodhet në karrocë dhe përkundër këtij fakti ai ka shkuar mbi 10 herë në komunë, po askush se ka takuar për të parë hallin e tij.
Thaqi ka shkruar se ka vështirësi gjatë kalimit nëpër rrugën e dëmtuar. ”E kam lëshuar Zvicrën për me kontribue për këtë vend, shtëpinë ma kanë djeg gjatë luftës dhe tani problemin kryesor e kam që rruga është e pa asfaltuar dhe kam telashe me qarkullua” ka shkruar Thaqi.
Thaqi ka thënë se në lagjen e tij janë 30 shtëpi të cilat jetojnë me infrastrukturë të dëmtuar.
“Po më vjen inati se për këtë vend edhe unë kam mbetur në karrocë dhe duhet me ju ardhën turp, hiq më pak se 15 here e kanë matur rrugën, po rruga nuk po shtrohet. Ishalla nuk e din Albin Kurti qysh punojnë ata të vet se mos vet për neve” ka shkruar Thaqi, i cili ka kërkuar nga Alban Hyseni që ta asfaltojnë rrugën e cila është në projekt që disa vite./rajonipress/