Mobi Casa

Ekrem Kryeziu në krye të nëndegës së PDK-së në Miresh

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Gara demokratike në procesin zgjedhor të PDK-së në Gjilan vazhdon të sjellë besimin e plotë se përcaktimi i elektoratit të PDK-së është i orientuar shumë qartë, drejtë konsolidimit të partisë që e siguron rrugën e fitores. Në kuvendin zgjedhor të mbajtur sonte në Miresh, Ekrem Kryeziu mori besimin e plotë të delegatëve të kësaj nëndege për të vazhduar udhëheqjen edhe në dekadën e re.

Fundamenti

Doktori si njëri ndër veteranët e PDK-së i bashkëngjitet ekipit të kuadrove të shumta profesionale, që kanë marr besimin dhe mandatin për të qenë pjesë drejtuese e degës së PDK-së në Gjilan. Urime e suksese kryetarit, kryesisë së re dhe delegatëve të zgjedhur ka shkruar Riad Rashiti./rajonipress/