Uji Dea

Ekonomisti: Qeveria mos ta luaj “të mëshirshmin”, tërheqja e Trustit është në të mirë të qytetarëve

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Afati 30 ditor që Qeveria të jap mendim për Projektligjin e Trustit ka përfunduar, por Qeveria ende nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Si rrjedhojë e kundërshtimit nga partia në pushtet, Vetëvendosje, projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti kishte dështuar të miratohet në Kuvend.

I njëjti projektligj, por tani në formë të iniciativës qytetare do të rikthehet për votim në Kuvend së shpejti.

Për tërheqjen e mjeteve nga Trusti ishte organizuar edhe një peticion, ku mbi 20 mijë qytetarë kishin kërkuar të marrin një pjesë të kursimeve pensionale. Kjo sepse ata u shprehën që me këto mjete do t’i kryenin disa obligime të sezonës së dimrit.

Një gjë të tillë për lajmi.net e thotë edhe ekonomisti Mustafë Kadrijaj.

Sipas tij, paratë e Trustit janë kursime të qytetarëve dhe se është e drejtë e tyre t’i tërheqin ato dhe se Qeveria nuk ka pse ta “luaj të mëshirshmin”.

KKVITI

“Qëndrimi im ka qenë që nga fillimi pro sepse janë kursimet e tyre, janë kursimet e djersës së tyre dhe kjo është një mundësi që ai që dëshiron mundet mi tërheq, ai që nuk dëshiron nuk ka nevojë mi tërheq. Ato mjete janë të kursyera nga djersa e vetë qytetarëve. Kështu që nuk ka nevojë qeveria me lujt atë të mëshirshmin sepse përderisa unë dëshiroj t’i shpenzojë mjetet e kursyera nuk ka nevojë me ma mbajt dertin më shumë Qeveria apo kushdo tjetër.”, është shprehur Kadrijaj për lajmi.net.

Ani pse do të ishte një veprim në të mirë të qytetarëve ekonomisti Kadrijaj është shprehur skeptik dhe ka drejtuar gishtin kah qeveria duke thënë se ajo mund të mos e miratojë edhe për inate politike.

“Qeveria thjeshtë ndoshta për këto inate politike vetëm që ka ardhur një herë nga opozita por edhe tani pse është iniciativa qytetare nuk besoj që do të kalojë. Unë jam shumë skeptik, jam pro për mu dhanë por nuk kam shpresë sepse deri më tani nuk ka asnjë reflektim nga ana e kësaj Qeverie. Kjo po tenton me tregu deri më tani se e ka fuqinë dërrmuese parlamentare. Thjeshtë po dëshiron me tregu një autoritet të veçantë për dallim prej gjithë Qeverive të kaluara. Pra, nuk po e përfill asnjë kërkesë të asnjë kategorie të qytetarëve. Kështu që në këtë drejtim jam shumë skeptik.”, ka deklaruar ai.

Tutje, ekonomisti u shpreh se ky vendim nuk do të kishte pasur asnjë efekt negativ në ekonomi. Përkundrazi do të kishte efekt pozitiv dhe se sipas tij do të ishte ngjallur sa do pak fuqia blerëse, e cila do të ndikonte edhe në aktivitet ekonomik edhe në arkën e shtetit.

Tërheqja e një përqindje të Trust-it ishte bërë një herë në vitin 2020. Në atë kohë në krye të Qeverisë ishte Avdullah Hoti. Vendimi ishte që qytetarët të tërheqin 10 për qind të Trustit Pensional, por edhe në atë kohë LVV ishte kundër.