FITORJA

Ekonomistët kundër caktimit të çmimeve tavan për produktet bazë – E konsiderojnë anti-Kushtetues

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Projektligji për vendosjen e çmimeve tavan i miratuar nga Qeveria e Kosovës po konsiderohet i dëmshëm nga ekonomistët. Ish-ministri i Financave dhe ish-kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, e konsiderojnë edhe si anti-kushtetues, raporton Ekonomia Online.

Sipas tyre, ky ligj do t’i dëmtojë ndërmarrjet e mesme dhe të vogla, duke shtuar se ekonomia e tregut të lirë nuk toleron caktim të çmimeveIsh-ministri i Financave, Haki Shatri, ka adresuar një varg kritikash në drejtim të Qeverisë.

Ai për Ekonomia Online, ka thënë se ekonomia e tregut nuk pranon caktim të çmimeve, dhe si e tillë është edhe anti-kushtetues.“E kam një mendim që siç duket ka një predispozite majtiste e kësaj Qeverie, i konvenon një situatë e tillë, ku gjene arsye për të nxjerrë këso ligje me të cilat shteti ndërhynë në ekonomi, edhe tash motivi kinse standardi jetësor e kategoria e të varfëve dhe po duan t’i mbrojnë duke caktuar çmimet tavan për produktet e domosdoshme të konsumatorit”, u shpreh Shatri.“Unë mendoj se kjo është në kundërshtim me parimet tona kushtetuese, të cilat janë të qarta dhe të përcaktuara për ekonominë e tregut të lirë. Ekonomia e tregut të lirë nuk toleron caktim të çmimeve në tregun e mallrave që shiten në konkurrencë të lirë. Shumë kompani nuk mund të qëndrojnë në treg, ato falimentojnë e ato që i qëndrojnë kësaj, ose do të na sjellin mallra të një cilësie të dobët për të përballuar çmimin”, u shpreh tutje Shatri.

Eco Higjiena

Ndonëse është kundër të njëjtit projektligj, Shatri kërkon nga shteti që t’i shpeshtojë kontrollet tek këto biznese.“Nuk e përjashtoj mundësinë që disa subjekte ekonomike e keqpërdorin këtë situatë dhe i rrisin çmimet enormë pa ndonjë arsye. Në rregull te t’i rritin, por për çka janë ATK-ja e Dogana e Kosovës, pra janë me i përcjellë, ai që i rrit çmimet, i rritet edhe TVSh-ja dhe Tatimi në Fitim edhe paguan për këtë”, u shpreh Shatri.

Kundër këtij Projektligji është shprehur edhe njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu.

Ai për Ekonomia Online, thotë se me këtë Projektligj, ndërmarrjet e mesme do ta kenë të vështirë mbijetesën.“Unë besoj që Kosovës po i mungon një dialog i mirëfilltë i publiko-privat dhe në këtë drejtim po bien vendime në eufori. Besoj se ekonomia e tregut e ka një kuptim pak më ndryshe sesa ajo që mendohet në Kosovë dhe kam dron se nëse vije deri te fillimi i zbatimit të një ligji të tillë për çmimet tavan edhe për produktet esenciale, do të jetë një grusht për sektorin privat, do të jetë një grusht për ndërmarrjet e mesme dhe nëse ndërmarrjet e mesme do të jenë të atakuara, do të jetë e vështirë për të mbijetuar ekonomikisht”, thotë Gërxhaliu për EO.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.