Uji Dea

Ekonomia, në fund të pusit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Thellohet deficiti, Qeveria punon për interesa të caktuara
. Shatri: Punohet për t’u pasuruar qeveritarët dhe bizneset e paligjshme

“Ato subjekte të forta ekonomike i kanë lidhjet drejtpërsëdrejti me strukturat në Qeveri. Ato ua mundësojnë të bëjnë edhe veprime të paligjshme, që mbulohen me përkrahjen e qeveritarëve që të përfitojnë si biznese dhe individë dhe të përfitojnë përkrahësit e tyre, të cilët janë në qeverisje, duke dëmtuar kështu vendin dhe qytetarët e saj”, thotë ish-ministri Haki Shatri

FIDANISHTJA

Deficiti tregtar vazhdon të thellohet në Kosovë për shkak të moszhvillimit të prodhimtarisë për të rritur eksportet. Të dhënat nga tregtia e jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për muajin qershor 2015 për 207,5 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 188,6 milionë euro në periudhën e njëjtë të vitit 2014. Ndërkohë, njohës të çështjeve ekonomike në vend ia hedhin fajin qeverisjes së keqe, e cila, sipas tyre, po punon për interesa të grupeve të caktuara që lidhin interesa të përbashkëta me ta.

I këtij mendimi është edhe Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, i cili ka vlerësuar se lobi i tregtarëve në Kosovë është më i fuqishëm se ai i prodhuesve.”Lobi i tregtarëve është i lidhur me institucionet qendrore, lokale dhe ato ndërkombëtare për të bërë favore selektive”, ka thënë ai, duke shtuar se Qeveria e Kosovës ka obligim që të shohë si prioritet zhvillimin e ekonomisë, përmes një strategjie zhvillimore që do t’i jepte prioritet zhvillimit të ekonomisë vendore, dhe jo importit të produkteve të gatshme./kosova sot/