Eko Higjiena

Ekonomia ka emër!

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Nga Arben Kurteshi – Si e arritëm gati të pamundurën LIRIN dhe nuk po mund ta arrimë të mundurën zhvillim ekonomik të vendit? Ku ishte zanafilla e lirisë, në kohën kur kushtet e rrethanat nuk lejonin ndryshimin dhe arritjen e lirisë!

Ajo ka zanafillën në kokat e mendjendriturve tanë, aty ku ata ndryshuan kushtet e rrethanat dhe ku pikturuan lirinë e inkurajuan një popull të tërë drejt arritjes.

Në momentin kur mendjendriturit pikturuan lirin dhe inkurajuan popullin për liri; gjithçka çdo veprim, gabim, përvojë e sukses u përdor si shteg drejt arritjes.
Liria u arrit sepse ideali dhe vizioni mendjeve tona ishte drejtpërdrejt i lidhur me cakun, pra me lirinë.

Edhe pse kushtet dhe rrethanat e asaj kohe nuk lejonin kurrsesi arritjen, ne ndryshuam kushtet dhe rrethanat në mendjet tona, pikturuam dhe arritëm lirin duke përdorur gjithçka si shteg drejt arritjes; pra ne jemi krijuesit dhe autorët e këtij kapitulli të përfunduar.
Por, pse nuk po mund të arrihet zhvillimi ekonomik i vendit ku qëndron defekti ynë ?

Aty ku është potenciali ynë i madh është edhe defekti ynë; pra tek ideali dhe vizioni ynë! Fatkeqësisht caku i idealit të zemrave dhe vizionit të mendjes, që nga pas lufta e deri sot është pushteti!

Kur pushteti është cak i idealit të zemrës dhe vizionit të mendjes atëherë zhvillimi mbetet sekondarë dhe i lënë pas dore; e pushteti mbeti deri sot primar!

Vendi është zhvilluar pikërisht aq sa mund të zhvillohet një vend i lënë pas dore. Edhe pse ne kemi shumë shembuj nga shtetet tjera që u zhvilluan brenda dy dekadave. Për shembull Gjermania e cila ishte shumë e shkatërruar e bërë rrafsh me tokë pas luftës së dytë botërore arriti të zhvillohet dhe të bëhet lokomotivë ekonomike e Evropës.

Gjermanisë, vetëm dy dekada pas luftës nuk i mjaftoi fuqia e vetë punëtore dhe kërkoj punëtorë jashtë shtetit, sikur që kërkuan edhe në Kosovë në vitin 1965; pra vetëm dy dekada pas përfundimit të luftës së dytë botërore.

Mobi Casa

Para fillimit të mrekullisë ekonomike Irlandës i ikën gjysma e popullsisë gjithsej 4 milion në Amerikë
!
Irlanda, që brenda një gjenerate prej shtetit më të varfër në Evropën perëndimore në shtetin gati më të pasur në botë, për kokë banori !

Prej 40-të miliardëve dollarë në fillim të viteve të 90-ta në mbi 133 miliardë dollarë në vitin 2008 ka arritur rritja e produktivitetit të shtetit. Vetëm për 18-të vite rritje mbi 90 miliardë dollarë.

Japonia dhe Korea e Jugut poashtu janë zhvilluar edhe më shpejt se dy dekada.

Ulja e barrierave ligjore për investitor.

  • Krijimi i kushteve ligjore, siguria ligjore për investitor.
  • Përpilimi i përbashkët i kushteve dhe ligjeve me investitorët në përputhshmëri me ligjet e Kosovës e ato ndërkombëtare.
  • Krijimi i kushteve të sigurisë sociale, sigurime të qëndrueshme shëndetësore dhe të entit social.

Këto mund të sjellin investime të shpejta, të mëdha dhe të qëndrueshme në vend.
Pa krijimin e kushteve të lartpërmendura nuk do të investohet në vendin tonë, dhe nuk do ti kthehet shpresa rinisë për të ndërtuar ardhmërinë në atdhe.

Vetëm atëherë kur vizioni i mendjes dhe ideali i zemrës lidhet drejtpërdrejt me arritjen ekonomike mund të zhvillohet vendi, përndryshe zhvillimi do të mbetet sekondarë dhe vendi do të zhvillohet me atë shpejtësi si në dy dekadat e fundit.

Edhe zhvillimi ekonomik fillon në kokë, dhe madhësia e zhvillimit ekonomik varet nga madhësia e masave të marra, dhe nga veprimet pasuese për zhvillim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.