Fundamenti

Ekonomia joformale i shkakton dëme të mëdha vendit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Lufta kundër ekonomisë joformale pritet të jetë prioritet i qeverisë edhe gjatë periudhës së ardhshme 3 vjeçare. Si rezultat të hyrat për buxhetin e shtetit parashihet të jenë më të mëdha sesa shkalla e rritjes ekonomike. Por njohësit e çështjeve ekonomike thonë se në luftë kundër ekonomisë joformale nevojitet një mobilizim më i madh i të gjitha strukturave të shtetit.

Ekonomia joformale, apo evazioni fiskal është një ndër sfidat më të mëdha të vendit. Ndonëse shkalla e informalitetit është vështirë të matet, sipas vlerësimeve ajo sillet prej 35 deri në 40 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Këto të dhëna, sipas njohësve të çështjeve ekonomike, janë alarmante. Profesori i ekonomisë, Musa Limani thotë se prania kaq e madhe e kësaj dukurie, i shkakton dëme të shumanshme ekonomisë së vendit.

“Ndikon në çrregullimin e rrjedhave ekonomike në Kosovë, ndikon në zvogëlimin e formimit të mjeteve buxhetore por edhe në çrregullimin e tregut ku paraqitet një konkurrencë jolojale”, thotë Limani.

Pavarësisht deklarimeve për luftimin e ekonomisë joformale, sipas Limanit, institucionet përgjegjëse nuk kanë bërë shumë në këtë drejtim, pasi sipas tij, janë të përfshira edhe vetë në korrupsion.

Uji Dea

“Duhet të spastrohen gjërat në pikëpamje institucionale, të hiqet korrupsioni nga institucionet qeveritare, policia e gjyqësori dhe atëherë normalisht se mund të flasim për luftën kundër evazionit fiskal dhe ekonomisë joformale”, thekson ai.

Lufta kundër ekonomisë joformale parashihet të jetë prioritet edhe gjatë periudhës së ardhshme 3 vjeçare. Si rezultat, me projekt-kornizën afatmesme të shpenzimeve për periudhën 2015-2017 parashihet që të hyrat për buxhetin e shtetit të jenë më të larta për 8 për qind, përderisa rritja ekonomike rreth 4 për qind. Por këto janë vetëm synime qeveritare, që vështirë mund të arrihen, thotë drejtori i Qendrës për Hulumtime Strategjike e Sociale-STRASS, Ibrahim Rexhepi.

“Mirëpo, tani kemi një situatë të re. Vërehet se shpenzimet buxhetore janë në rritje ndërkaq shkalla e zhvillimit ekonomik nuk mund t’i përcjell këto shpenzime. Dhe e vetmja mundësi për të siguruar më shumë të hyra për buxhetin e Kosovës është lufta kundër informalitetit dhe tatimimi i gjithçkaje që mund të tatimohet”, thotë Rexhepi.

Për t’u arritur kjo, sipas Rexhepit duhet një mobilizim shumë i madh jo vetëm i Administratës Tatimore dhe Doganës por i tërë strukturave shtetërore. Ndryshe në një studim të publikuar para disa ditësh nga organizata STRASS shkalla e ekonomisë joformale në Kosovë është deri në 40 për qind.(RTK)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.