Eko Higjiena

Ekonomia e krimit, në duart e mafio-oligarkëve të bizneseve

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Kosova po shndërrohet me hapa të shpejtë në një ekonomi të krimit, si nga pushteti lokal ashtu edhe nga ai qendror. Sipas analistëve, Devollët dh klani ‘Pronto’ e kanë bërë një shtrirje të madhe në politikë, si te pozita ashtu edhe tek opozita, dhe po kontrollojnë gjithçka që nga institucionet e politikës, në Komuna ashtu edhe në nivelin qendror dhe po kështu edhe në fushën e drejtësisë.

Shahini: “Ligjet nuk janë përcaktuar, që dikush të favorizohet e dikush të lejohet të shkelë ligjin

Kosova po shndërrohet me hapa të shpejtë në një ekonomi të krimit, si nga pushteti lokal ashtu edhe nga ai qendror. Sipas analistëve, Devollët dh klani ‘Pronto’ e kanë bërë një shtrirje të madhe në politikë, si te pozita ashtu edhe tek opozita, dhe po kontrollojnë gjithçka që nga institucionet e politikës, në Komuna ashtu edhe në nivelin qendror dhe po kështu edhe në fushën e drejtësisë.

Analistët thonë se biznesi më i madh është ai i ekonomisë së zezë dhe kontrabandës, ku edhe në këtë aspekt disa biznese të mëdha shfrytëzojnë lidhjet e politikës për të sjellë mallra kontrabandë në Kosovë.

Kreu i AKB-së, Agim Shahini, theksoi se rregullat dhe ligjet nuk janë të përcaktuara, që dikush të favorizohet e dikush të lejohet të shkelë ligjin.”Në këtë drejtim mendohet se derisa po shkon në rritje informaliteti, ekonomia e Kosovës po rrëshqet gjithnjë e më shumë drejt rrezikut të ekonomisë së lirë dhe tregut dhe kjo që po ndodh është e frikshme për investitorët dhe bizneset formale në Kosovë”, është shprehur Shahini.

ARKATANA

Sipas tij, gjithë ekonomia informale vjen nga importi dhe me pas shtrihet në tregun e brendshëm dhe kjo është e lidhur edhe në aspektin politik edhe në aspektin e krimit të organizuar.”Sa më shpejt që të luftohet, të ndëshkohet e të ndalohet informaliteti aq më shpejt ekonomia dhe prodhimi i vendit do të rriten”, ka theksuar Shahini

Muharremaj: Kosova, shtet i monopoleve

Deputeti nga opozita, Bali Muharremaj (AAK), shprehet se kjo Qeveri është e kapur nga politika dhe është shtet i monopolit. Në çështjen se pse kompania e vëllezërve Devolli dhe klani “Pronto” po lejohen që të kenë aq shumë ndikim, Muharremaj është shprehur: “Pushtetarët e tashëm, Devollët dhe klani ‘Pronto’, janë bashkë, andaj nuk duhet që të befasohemi pse e kemi këtë situatë, me monopole në shumë fusha, dhe pse nuk po ka hetime nga Autoriteti i Konkurrencës”, është shprehur ai. “Fundja, janë drejtuesit e kësaj Qeverie dhe të këtij shteti ata që e kanë caktuar këtë autoritet dhe ata janë të lidhur në mes vete dhe nuk ka asnjë mundësi që edhe Qeveria dhe njerëzit e Qeverisë që janë të lidhur me ‘Devollin’ e klanin ‘Pronto’ të luftojnë atë nga se përfitimet i kanë të përbashkëta. Për këto arsye, Autoriteti i Konkurrencës nuk po ndërmarrin masa për monopolet e Devollëve në shumë fusha ekonomie”, është shprehur Muharremaj.

Ndërsa, eksperti i ekonomisë, Ismajl Kastrati, ish-kryetar i OEK-ut, shprehet se është obligim ligjor dhe kushtetues i Qeverisë së vendit që të garantojnë një treg të lirë dhe jo që të lejojë monopole. “Kjo ngase ekonomia e Kosovës dhe qytetarët e saj po humbasin shumë nga monopolet në shumë biznese dhe po përfitojnë vetëm kompanitë që janë të afërta me pushtetin.”Të gjitha institucionet e vendit e në veçanti Qeveria e Kosovës duhet të jenë shumë më vigjilente në këtë drejtim dhe të tregojë dukshëm një seriozitet më të madh sesa deri më tash në zbatimin e masave që i ndërmerr apo ligjeve që janë në fuqi”, ka theksuar Kastrati. Sipas tij, duhet të zhduken interesat monopoliste dhe partiake dhe të funksionojë ligji dhe shteti ligjor, si dhe ekonomia e lirë e tregut./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.