HW

Ekonomia e Kosovës do të rritet deri në 4.4%

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Banka Qendrore e Republikës së Kosovë (BQK), ka njoftuar se Kosova edhe këtë vit do të ketë bilanc të mirë sa i përket aktiviteteve ekonomike.

Sipas projeksioneve të BQK-së, aktiviteti ekonomik gjatë vitit 2018 do të shënojë një përmirësim të lehtë krahasuar me të dhënat aktuale të vitit 2017, duke u luhatur në një interval prej 4.2 për qind në 4.4 për qind.

“Ky përmirësim i lehtë i atribuohet stimulit të përforcuar fiskal gjatë vitit 2018, veçanërisht ai i gjeneruar nga shpenzimet kapitale të qeverisë”, thuhet në raportin e BQK-së për vlerësimin tremujor të Ekonomisë.

Sipas BQK-së edhe remitancat dhe aktiviteti kredidhënës, edhe gjatë vitit 2018, do të vazhdojnë të jenë burime të qëndrueshme për financimin e aktivitetit ekonomik.

HW

“Ambienti i jashtëm do të jetë favorizues për bilancin tregtar, si rezultat i rritjes më të ngadaltë të çmimeve të mallrave bazë në tregjet ndërkombëtare dhe një rishikim për lartë të aktivitetit ekonomik në vendet partnere tregtare të Kosovës”, thuhet në raportin e BQK-së për vlerësimin tremujor të Ekonomisë, raporton RTK.

Në linjë me zhvillimet në aktivitetin ekonomik, në tremujorin e katërt të vitit 2017, shkalla e punësimit u rrit lehtësisht në 29.8 për qind krahasuar me vlerën 29.5 për qind në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Pavarësisht kësaj, norma e papunësisë u luhat rreth vlerës 30.6 për qind në tremujorin e katërt të vitit 2017 ndërkohë që në tremujorin e fundit të vitit 2016 kjo normë regjistroi një vlerë më të ulët, rreth 28.7 për qind. Arsyeja pse rritja e shkallës së punësimit nuk është reflektuar në reduktimin e normës së papunësisë qëndron në rritjen e shkallës së pjesëmarrjes në fuqinë punëtore në vlerën 42.9 për qind në fund të vitit 2017 krahasuar më shkallën prej 41.3 për qind në fund të vitit 2016. Tendencat e treguesve kryesorë të punës të shënuar gjatë tremujorit të katërt janë të njëjta me zhvillimet e regjistruara gjatë gjithë vitit 2017”, thuhet në raportin e BQK-së për vlerësimin tremujor të Ekonomisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.