Fundamenti

Ekonomia, bujqësia dhe shëndetësia ndër komitetet primare në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ndër komitetet primare këshillëdhënëse për t’u themeluar në komunë janë propozuar komiteti këshillues për zhvillimin lokal ekonomik , ai mbi çështjet bujqësore si dhe komiteti këshillëdhënës për shëndetësi dhe mirëqenie sociale.

Në kuadër të projektit për Qeverisje Lokale “Forcimi i angazhimit të qytetarit në vendimmarrjen lokale”, është mbajtur një tryezë e rrumbullakët që u organizua nga ekipi komunal i OSBE-së në Kamenicë për të informuar më hollësisht shoqërinë civile vendore dhe zyrtarët komunalë rreth hapave dhe procedurave për të themeluar komitete konsultative.

Në këtë takim morën pjesë rreth 24 pjesëmarrës që përfaqësonin shoqërinë civile, shërbyesit civil dhe shërbyes të udhëheqjes komunale dhe që të gjithë në mënyrë aktive morën pjesë në diskutim.

Për më shumë ata u pajtuan për të marrë hapa konkretë drejt krijimit të komiteteve konsultative.

Eco Higjiena

Ndërsa përfaqësuesit e shoqërisë civile ranë dakord për fillimin e procesit duke adresuar një kërkesë në zyrën e kryetarit të komunës. Udhëheqja komunale siguroi se ata do të mbështesin dhe të ndihmojnë çdo nismë e marrë për të themeluar komitetet konsultative.

Ndër komitetet primare këshillëdhënëse për t’u themeluar në komunë ishin komiteti këshillues për zhvillimin lokal ekonomik , ai mbi çështjet bujqësore si dhe komiteti këshillëdhënës për shëndetësi dhe mirëqenie sociale.

Të pranishmit falënderuan ekipin komunal të OSBE-në për përkrahjen e vazhdueshme që i ofron komunës së Kamenicës./rajonipress/