Uji Dea

Ekonomi Dritës, Shpend Sylejmani nga shkallët e anës së “Balecit” në Rotterdam

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ekonomi i FC Dritës, Shpend Sylejmani, asnjëherë nuk e kishte menduar se për pak kohë sa është ekonom në FC Drita, do të arrinte që së bashku me klubin e tij të zemrës të jetë pjesë në stadiumet ndërkombëtare.

Shpendi punën e ekonomit e trashëgoi nga prindi i tij, Naser Sylejmani, i cili ishte pjesë e Dritës në vitet 70-ta si futbollist e ekonomë për 30 vite, por Naseri në vitin e kaluar ndahet nga jeta.

Dashurinë që ka për “bardhekaltërtit” e Dritës, Shpend Sylejmani, si fëmijë ishte dashuruar në këto ngjyra.
“Si fëmijë kur isha babai më frymëzoi për ngjyrat “bardhekaltër” të Dritës, unë së bashku me shumë tifoz zinim vendet në tribunën nga ana lagjes së “Balecit” tek tribuna e madhe, neve nuk na ndalte as shiu, bora e vapa, ishim vazhdimisht me klubin në të mirë e të keq, për ne ishte me rëndësi që të dëgjohej zëri ynë”.

Uji Dea

Ekonomi i FC Dritës, Shpend Sylejmani, ende nuk mundet ta harron prezencën e tij në Rotterdam, ku Drita zhvilloj ndeshjen kundër Feyenoord.
“Këtë udhëtim ja kam kushtuar prindit tim, ai ka sakrifikuar shumë për ngjyrat “bardhekaltër”, ai natë e ditë ishte me klubin e Dritës. Shkuarja ime në Rotterdam me skuadër ishte kënaqësi në vete dhe me shumë emocione, edhe pse zhveshtoret ishin tejet të rregulluara dhe të pastërta menjëherë kam filluar ta pastroj zhveshtoren dhe çdo fanellë e çdo futbollisti e ka pasur uratën time për t’ju prirë e mbara. Skuadra bëri paraqitje fenomenale, por fati ishte kundër nesh, por gjithësesi ne jemi krenar me paraqitjen tonë”.

Shpendi nga të gjithë futbollistët e Dritës e qytetarët e Gjilanit është një njeri mjaft i respektuar, ndërsa 40-të vjeqari Shpendi thekson se në vitin e ardhshëm së bashku me futbollist do të shkruajmë histori sepse klubi i Dritës asgjë më shumë nuk din përpos vetëm të shkruan histori./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.