HW

Ekipi sezonal i bisedimeve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ekipi negociator i bisedimeve me Serbinë arriti ta gëzojë këtë epitet për vetëm gjashtë muaj, pasi ditë më parë u shpall antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Nga sezoni i dimrit, kur u formua e deri në fillim të verës sa kanë funksionuar, negociatorët kanë arritur t’i zhvillojnë vetëm tri takime, ndërsa i kanë shpenzuar mbi 40 mijë euro nga buxheti i Kosovës, shkruan sot gazeta “Zëri”.

U formua në dhjetor të vitit të kaluar, mirëpo vetëm gjashtë muaj më pas Gjykata Kushtetuese e shpalli antikushtetues ekipin negociator të bisedimeve Kosovë – Serbi.

HW

Gjatë kësaj periudhe Delegacioni Shtetëror për Dialogun zhvilloi vetëm tri takime në Bruksel, me ç’rast arriti të takohet vetëm një herë me ndërmjetësuesen e dialogut Federica Mogerini dhe asnjëherë me përfaqësuesit e palës serbe. Ish-zyrtarë të zyrës administrative të ekipit negociator kanë bërë të ditur për “Zërin” se gjatë këtij gjashtëmujori Delegacioni ka shpenzuar mbi 40 mijë euro, shkruan tutje “Zëri”.

Menjëherë pas formimit të ekipit Qeveria e Kosovës pati ndarë 300 mijë euro për funksionimin e këtij mekanizmi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.