ARKATANA

Ekipi përfaqësues i Kosovës për garën e robotikës “FIRST Global Challenge” ka arritur në Gjenevë të Zvicrës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ekipi përfaqësues i Kosovës për garën ndërkombëtare të robotikës “FIRST Global Challenge”, ka arritur në Zvicër, nga ku në qytetin e Gjenevës do të zhvilloj garat në një garë të një niveli krejtësisht tjetër, për sa i përket fushës së robotikës dhe STEM.

Së bashku me ekipin përfaqësues përveç mentores Elita Hajrizi, nxënësve: Harisa Haziri, Rrezon Halimi dhe Muhamed Shala, ka udhëtuar edhe presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, për të shprehur mbështetjen e plotë për ekipin nga Kosova.

“Jemi këtu së bashku për të treguar se të rinjtë nga Kosova mund të bëjnë gjëra të cilat ndoshta edhe nuk janë parë më parë. Si UBT jemi këtu për të ofruar mbështetjen e plotë për këtë ekip, pasi që kemi të gjitha mundësitë infrastrukturore për t’u ofruar të rinjve tanë hapësira të bollshme për zhvillimin e talentit të tyre në robotikë dhe STEM”, ka thënë presidenti Hajrizi.

Tutje, mentorja e ekipit përfaqësues të Kosovës, Elita Hajrizi ka thënë se ekipi nga Kosova është gati për këtë garë, dhe se me padurim po e presin fillimin e kësaj gare, e cila sipas saj është më shumë se nivel garues dhe kompetitiv.

Mobi Casa

“Jemi gati për këtë garë, Harisa, Rrezoni dhe Muhamedi janë gati për të treguar punën dhe talentin e tyre. Ata përgjatë gjithë kësaj periudhe me përkushtim të madh kanë qëndruar me orë të tëra për të shfaqur talentin dhe idetë e tyre rreth tematikës së këtij viti në “FIRST Global Challenge”, dhe si do që të jetë rezultatin final i garës, ata kanë treguar se kanë talentë në fushën e robotikës”, ka thënë Elita.

Gara ndërkombëtare e robotikës “FIRST Global Challenge”, do të nis të premtën, më 14 tetor 2022, dhe do të zgjasë deri më 16 tetor, ku edhe do të vendoset për ekipin më kreativ dhe më të mirë të këtij viti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.