Hidromorava

Ekipi negociator, vetëm për takime konsultative

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Dy bashkëkryesuesit e Delegacionit Shtetëror për Bisedimet me Serbinë Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti të martën në Bruksel do ta takojnë ekipin e ndërmjetësueses Federica Mogherini. Por edhe ky takim do të jetë vetëm konsultativ, madje as anëtarët e ekipit negociator nuk e dinë saktësisht se për çfarë do të bisedojnë me kabinetin e Mogherinit, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Dy bashkëkryesuesit e ekipit negociator të Kosovës Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti për herë të dytë prejse kanë marrë këtë detyrë do të udhëtojnë për në Bruksel ku të martën do të takojnë ekipin e ndërmjetësueses së dialogut Federica Mogherini. Edhe ky takim sikurse ai i datës 8 janar pritet të jetë vetëm konsultativ, ndërsa as anëtarët e këtij ekipi nuk e dinë se çka do të diskutohet saktësisht.

Opozita vlerëson se dialogu “ka vdekur” që nga kushtëzimi i Serbisë për vazhdim të dialogut me heqje të taksës. megjithatë opozitarët nuk presin rezultate të favorshme për Kosovën nga dialogu me Serbinë.

Eco Higjiena

LEXO EDHE: BE: Hiqeni taksën, angazhohuni në dialog!

Bashkëkryesuesi i ekipit negociator Fatmir Limaj ditë më parë ka thënë për mediet në vend se të martën së bashku me Shpend Ahmetin do ta takojnë ekipin e Mogherinit dhe se do të jetë një takim përgatitor për dialogun.

“Të martën kemi takim me kabinetin e Federica Mogherinit. Në takim nuk do të jetë Mogherini. Më shumë është një takim parapërgatitor për dialogun. Takimi është thirrur nga BE-ja. Do të shkojmë unë e Shpendi dhe mund të ketë një përfaqësues nga Presidenca”, ka deklaruar Limaj..

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.