ARKATANA

Ekipi i Sinanit kompletohet më 10 janar

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Begzad Sinani kryetar i Kamenicës tha për rajonipress se ekipi i tij, stafi dhe tërë struktura e Asamblesë Komunale pritet të dihet dhe të kompletohet më 10 janar. Sinani tha se shumë shpejt pret të dijë edhe borxhet që ka trashëguar nga Shaip Surdulli derisa shton se e brengos suficiti prej 140 mijë eurove.

Kreu i Kamenicës pret shumë shpejt që ta rrumbullakësojë tërë stafin e tij dhe të administratës komunale, më 10 janar kur pritet të mbahet seanca e parë në përbërje të re, duke përfshirë këtu edhe strukturën e asamblesë komunale raporton rajonipress.

Begzad Sinani është shprehur optimist se më 10 janar do të dihen të gjithë emrat edhe të drejtorive komunale, të stafit të tij komplet dhe të Asamblesë Komunale.”Jemi në rrugë të mirë dhe po punojmë ngushtë me partnerët e koalicionit që më 10 janar të bëhen publike të gjithë emrat e drejtorive komunale dhe udhëheqja e komitetet e Asamblesë Komunale” tha Sinani për rajonipress.

Hidromorava

Sinani tha se qeverisja komunale do të jetë më e përgjegjshme se çdo herë tjetër. ”Po mundohemi të caktojmë dhe vendosim njerëz të dëshmuar, ekspert dhe kuadro të kualifikuara. Qytetarët e Kamenicës presin shumë nga ne dhe ne do të jemi koshientë që ta bëjmë përzgjedhjen më të mirë të mundshme” tha Sinani.

Sinani thotë se ende nuk e dinë saktë borxhin e trashëguar nga Shaip Surdulli. ”Unë shumë shpejt do ta dijë saktë borxhin sepse kemi kërkuar një prerje buxhetore nga ekspertët. Më brengos fakti se ka një suficit prej 140 mijë eurove. Të gjitha të metat, vërejtjet dhe lëshimet eventuale do të evidentohen dhe do të shihet nëse ka pasur ndonjë keqpërdorim edhe gjatë fushatës zgjedhore”.

Por, Sinani tha se nuk e ka ndërmend të merret me të kaluarën apo me akuza të ndryshme që do të ishin objekt i prokurorisë dhe gjykatave.”Unë nuk do të merrem me të kaluarën e ish pushtetit. Gjetjet ose shkeljet e mëdha të evidentuara nga ekspertët mund të hetohen, por unë nuk jam ithtar i asaj që të vrapojmë pas zyrave të hetuesve e prokurorëve. Janë ekspertët ata që duhet të japin rekomandime dhe pastaj ne duhet të përmirësojmë dhe ngrsiim performancën ku mendohet se ka pasur çalime” tha Sinani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.