Fundamenti

Ekipi i madh anglez siguron shërbimet e Xhakës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Granit Xhaka mund t’i bashkohet Liverpoolit pas përfundimit të këtij sezoni.

Liverpooli është duke udhëhequr garën për transferimin e mesfushorit shqiptar Granit Xhaka, raportojnë mediat e huaja.

Thuhet se Jurgen Klopp është tifoz i madh i kosovarit që nga koha kur drejtonte Borussia Dortmundin.

Eco Higjiena

Reprezentuesi i Zvicrës ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha në Evropë, pas paraqitjeve fantastike me Borussia Monchengladbachun.

Bild raporton se Xhaka mund të largohet nga klubi gjerman për rreth 38 milionë euro në afatin kalimtar veror.

Ndërsa, për shërbimet e kosovarit interesim kanë shprehur edhe Arsenali, Unitedi, dhe Bayern Munichu./zeri/