Fundamenti

Ekipet e mediave dorëzojnë kamerat dhe mikrofonat për disa minuta, AGK kërkon nga Gjykata trajtim të drejtë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Në Prishtinë është duke vazhduar protesta me moton “Demokracia vdes në errësirë”, në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Në protestën që ka nisur rreth orës 12:00 janë duke marrë pjesë një numër i madh i mediave, pjesëtare të shoqërisë civile si dhe disa deputetë, transmeton Telegrafi.

Ekipet e mediave për disa momente kanë dorëzuar kamerat si dhe mikrofonat.

Hidromorava

Kurse, Naim Sadiku nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se përmes protestës shprehin pakënaqësitë e tyre lidhur me pezullimin e licencës së Klan Kosova.

“Përmes kësaj proteste si AGK shprehem pakënaqësi per pezullimin e licencës për Klan Kosova. Gazetarët janë përballur me një fushatë të egër gjatë kësaj kohe nga partia në pushtet. Si AGK kërkojmë që gjykata ta trajton në mënyrë të drejtë këtë çështje”, tha ai. /Telegrafi/