Eibari dhe Deportivo pas Valdet Ramës
Valdet Rama do ta vazhdojë karrierën e tij në futbollin spanjoll. Anëtari i Kombëtares shqiptare, Valdet Rama, edhe në stinorin e ri do të luajë në futbollin spanjoll.
Pas largimit nga Valladolidi, Valdet tani ka tërhequr intersimin e dy skuadrave të tjera spanjolle.
Është skuadra e famshme, Deportivo La Coruna, ajo që ka shfaqur interesim për të, së bashku me Eibarin, përcjellin mediat spanjolle.
Deportivo në stinorin e ri do të luajë në Primera Division, sikurse edhe Eibar.
Ndryshe, Valdeti ka oferta edhe nga skuadra nga Turqia.