ARKATANA

Egzona Sej, udhëheqëse e agjencisë Aigner PR në Austri

/ 2 minuta lexim
HW

Agjencia e njohur në Vjenë Aigner PR që nga fillimi i qershorit udhëhiqet nga shqiptarja Egzona Sej. Ajo flet katër gjuhë të huaja ndërsa ka studiuar publicistikën dhe shkencat e komunikimit në degën e marketingut në Vjenë. Në ekipin e agjencisë Aigner PR, 24 vjeçarja është që nga prilli i këtij viti, shkruan gazeta austriake der standard, përcjell “albinfo.ch”.

Shefi i agjencisë Peter Aigner shprehet: “Që nga largimi i Heidi Schuller – Hrusa para dy viteve, pozita e udhëheqësit të agjencisë është zënë sërish. Nganjëherë kjo zgjatë gjatë derisa e gjen personin e duhur për këtë punë”, ka thënë ai.

Egzona përveç hobeve të saj që janë: vrapimi dhe boksi, është e pasionuar edhe pas futbollit. (Klubi i preferuar:Bajern Munih).

ARKATANA

Në pranverën e këtij viti ajo ishte e përfshirë në dy projektë futbollistike që kishin të bënin me kampionatin Evropian që do të zhvillohet në Francë.

Agjencia Aigner Pr është e specializuar për konsulentë të marketingut me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë. Agjencia ka një rrjet të specializuar të komunikimit në Vjenë, Berlin, Dyseldorf dhe Cyrih. Ajo iu ofron klientëve të saj konsulencë të hollësishme për projektë të ndryshme dhe madhore./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.