ARKATANA

Egzon Huruglica “bomberi” i futbollit Kosovar

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Huruglica i cili ka një shpejtësi të jashtëzakonshme brenda zonës kundërshtare ka bërë që nga 25 javë në Ligën e Dytë Grupi B, të shënon 43 gola dhe 3 gola në kupën e Kosovës nga 2 ndeshjet e zhvilluara, ndërsa ka shënuar 6 hetrika gjatë këtyre 25 javëve.

Skuadra e Dardanës nga Dardana, e cila bën gara në Ligën e Dytë grupi “B” të futbollit të Kosovës, në mesin e saj ka disa talent të futbollit të cilët në të ardhmen pritet të bëhen futbollist me nam në futbollin e Kosovës.

Njëri ndër ta është edhe qendërsulmuesi i “bardh e kaltërve” të Dardanës, Egzon Huruglica, i cili është i pamëshirshëm për portat kundërshtare.
Huruglica i cili është bërë “tmerr” për portat kundërshtare, nuk zgjedh pozita dhe mënyra për të tundur rrjetat e portave rivale.

Huruglica i cili ka një shpejtësi të jashtëzakonshme brenda zonës kundërshtare ka bërë që nga 25 javë në Ligën e Dytë Grupi B, të shënon 43 gola dhe 3 gola në kupën e Kosovës nga 2 ndeshjet e zhvilluara, ndërsa ka shënuar 6 hetrika gjatë këtyre 25 javëve.
“Si fëmijë e kam dashur lojën e futbollit, ndërsa nga mosha 16 vjeçare kam filluar më seriozisht, jam shumë i lumtur që po kontribuoj në fanellën e Dardanës edhe pse në këtë stinor do të luajmë në barazh shpresoj se do të jemi pjesë e Ligës së Parë në futbollin e Kosovës”.

UBT

Qendërsulmuesin e “bardh e kaltërve” të Dardanës ia kanë zili shumë futbollist për mënyrën se si shënon në portat kundërshtare.
“Qëllimi im është ta tundi rrjetën e kundërshtarit nga çdo pozitë, goli nuk ka bukuri goli është gol për të cilin shikuesit vijnë në stadium për të parë por lidhur me shënimin e golave ju falënderohem edhe bashkëfutbollistve të mijë të cilët e kanë kuptuar lojën time dhe së bashku po bëjmë përpjekje që të kemi rezultate të mira”, shprehet Huruglica.

“Bomberi” i futbollit Kosovar, Huruglica, ka një mesazh për klubin e tij Dardana.
“Falënderim i veçantë i shkon kryesisë së klubit të cilët janë duke bërë një punë të madhe për të rikthyer Dardanën në binarët e duhur, ndërsa trajneri Enver Sermaxhaj edhe njëherë po tregon se është një trajner me perspektivë, ndërsa tifozët “Dardanët” na kanë përkrahur në çdo ndeshje duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm duke na dhënë zemër të madhe në fushën e futbollit”.

Qendërsulmuesi Huruglica tregon edhe një fshehtësi para mbylljes së kampionatit futbollistik.
“Shumë klube kanë shprehur interesim për mua por për momentin të shohim, primare tani e kemi ndeshjen e barazhit e pastaj do të shohim se ku gjendemi”.
Gjerë më tani nga 25 javë të zhvilluara Dardana ka shënuar 91 gola ndërsa 43 gola i ka shënuar Huruglica diçka impresive./sylejman ismajli/rajonipress/