ARKATANA

Egzon Daku në krye të Parlamentit Studentorë të UP-së

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” sot ka bërë ndërrimin e kryetarit. Kryetari i deritanishëm Arben Mehmeti i dorëzoi postin kryetarit të ri, Egzon Dakut.

Ndërrimi në kreun e Parlamentit Studentor vjen si rezultat i rrotacionit sipas marrëveshjes së koalicionit të organizatave studentore.

Eco Higjiena

Me rastin e dorëzimit të detyrës, Mehmeti i falënderoi të gjithë për bashkëpunim, e uroj që puna e mirë të vazhdoj tutje.

Ndërsa, kryetari i ri Egzon Daku u zotua se do të punojë tutje për t’ua kthyer dinjitetin Universitetit të Prishtinës, për t’i mbrojtur të drejtat dhe interesat e studentëve, për të sjellë inovacion e kreativitet, për të rritë cilësi e për të intensifikuar bashkëpunim.
“Universiteti i Prishtinës kohëve të fundit është ballafaquar me ide e probleme të ndryshme, por me bashkëpunëtorët zotohemi që do të punojmë për t’ia rikthyer dinjitetin e Universitetit dhe të studentëve. Përveç tjerash, do të punoj për t’i mbrojtur të drejtat e studentëve dhe interesat e tyre. Ne jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë studentët, strukturat e tyre dhe menaxhmentin e Universitetit.”, tha Daku./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.