United Hospital

Egli Tako publikon pamje nga prapaskenat e këngës së re “Gabime”

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Këngëtarja shqiptare, Egli Tako, ka rritur pritshmëritë e fansave për projektin e saj më të ri muzikor.

Përmes një videoje të publikuar në Instagram, artistja ka ndarë disa pamje nga prapaskenat e videoklipit të këngës së re, e cila mban titullin “Gabime”.

Nga pamjet e publikuara, videoklipi duket se është realizuar në një nga bregdetet shqiptare, duke sjellë skena verore dhe atmosferë relaksuese.

Egli ka bërë të ditur se kënga do të publikohet të premten në orën 18:00, ndërsa në përshkrimin e videos ka shkruar: “Gabime nesër ora 18:00. Pak prapaskena sa të shkojë ora”.

Eco Higjiena

Fansat kanë reaguar menjëherë në komentet e postimit, duke shprehur entuziazmin për projektin e ri, i cili pritet të shënojë rikthimin e artistes me një tjetër këngë për sezonin veror.

Ajo pas daljes nga Big Brother ka qenë më e angazhuar në projekte të reja, duke qenë më aktive në muzikë.

Krahas kësaj, ka qenë e angazhuar edhe në televizion me një program që i përket fushës së saj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.