FIDANISHTJA

Efekti i MSA-së në tregun e punës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian (BE) në tetor të vitit që lamë pas ishte një ndër lajmet më të rëndësishme dhe më pozitive për Kosovën pasi që si e tillë ajo parasheh formalizimin e relacioneve ndërmjet Kosovës dhe BE-së, përmirësimin dhe zhvillimin ekonomik e social të vendit, si dhe qasje të konsumatorëve kosovarë në produktet me origjinë nga Bashkimi Evropian.

Gjithashtu kjo marrëveshje parasheh integrimin e ekonomisë së Kosovës në tregun e përbashkët evropian duke rritur kështu investimet e huaja direkte dhe si pasojë përmirësimin e mjedisit e të të bërit biznes në Kosovë.

FIDANISHTJA

Tregu i punës me problemet e tij strukturale pritet të shohë ndryshime viteve në vijim kur edhe do të shihen frytet e para të implementimit të marrëveshjes. Artikulli 106 i Marrëveshjes obligon palët që të bashkëpunojnë në realizimin e reformave ekonomike me qëllim përmirësimin dhe implementimin e Ligjit të Punës, që do të rriste benefitet e punëtorëve aktualë dhe si rrjedhojë participimin e tyre në fuqinë punëtore. Mirëpo në anën tjetër, marrëveshja ka si pikë kryesore heqjen e taksave doganore për produktet që kanë për vend origjine një shtet të BE-së.

Ky fakt shton brengën që bizneset kosovare nuk do të arrijnë të konkurrojnë denjësisht me ato evropiane, duke dështuar kështu në integrimin e tregut kosovar me atë evropian. Andaj punësimi i shumëpritur në kompanitë që do të prodhonin mallra për eksport në vendet e Unionit Evropian do të stagnonte apo edhe do të zvogëlohej më tutje si pasojë e kësaj marrëveshjeje tregtare./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.