RCCOLA

Efektet pozitive të së qeshurës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

E qeshura mund të duket si një përgjigjje e pavullnetshme ndaj diçkaje gazmore, por në fakt është më shume se sa kaq. Studimet sugjerojnë se e qeshura e forcuar apo jo, mund të ketë efekte pozitive në humor, ndihmon në uljen e stresit dhe bën këdo që të ndihet mirë. Më poshtë po japim benefitet e të qeshurës, që mund t`iu motivojnë të qeshni edhe për gjëra të vogla.

E qeshura është ngjitëse

Për shkak të aktivitetit kompleks të trurit që ndodh kur ju shikoni dikë që është duke qeshur, ajo është ngjitëse. Studimet tregojnë se thjesht të parit e një personi duke qeshur, aktivizon atë zonë të trurit që kontrollon lëvizjet faciale. Edhe në situata jo gazmore, nëse ju qeshni të tjerët janë të predispozuar për t`iu imituar mimikën.

Ul nivelin e stresit dhe ankthit

Nuk është e lehtë që të ruash të qeshurën edhe në situata stresuese, por është provuar se nëse bëni vërtet këtë, rezultatet do të jenë pozitive. Kur e marrim veten nga një situatë stresuese dhe qeshim rrahjet e zemrës janë më të ulëta, krahasuar me ata që kanë një shprehje faciale neutrale.

Do të jeni më atraktivë

E qeshura ju përshkruan ju si një person empatik, socialë dhe ju bën të dukeni më atraktivë në sytë e të tjerëve.

Eco Higjiena

E qeshura forcon sistemin imun

E qeshura mund të forcojë sistemin imun duke bërë trupin të prodhojë qelizat e gjakut që luftojnë sëmundjet.
Do të jeni më miqësore

Studimet kanë gjetur se njerëzit janë më të gatshëm për t’u shoqëruar me të tjerët të cilët janë të qeshur. Një buzëqeshje është një shprehje ftuese e fytyrës, që ju tregon njerëzve se jeni i gatshëm për të folur dhe bashkëvepruar me ta.

E qeshura ju bën më të rehatshëm

Qënia humane ka tendencën për t`u ngjitur pas gjërave familjare, por e qeshura e ul këtë nevojë. E qeshura ju bën që ju të ndiheni më të përshtatur me situatat e reja që janë të pafamiljarizuara për ju.

Mund të jeni një lider më i mirë

Nëse jeni në pozicionin e pushtetit dhe fuqisë, e qeshura është suksesi juaj. E qeshura është një teknikë mjaft efektive lidershipi sesa të pasurit e përgjesive të mëdha menaxhuese.