ARKATANA

Efektet e shëndetshme të perimeve të bardha

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Perimet me ngjyrë të bardhë mund të jenë gjithashtu shumë të mira.

Këto janë perime të cilët kanë përmbajtje të ndryshme si magnezi, kaliumi dhe fibrat të cilat kanë një rëndësi të veçantë për trupin tonë. Pjesë e këtyre ushqimeve janë;

Lulelakra

Lulelakra, si dhe perimet tjera nga familja e saj (brokoli, lakra, lakra e Brukselit), përmbajnë komponime të sulfurit, ato komponime kontribuojnë në luftën kundër kancerit, formimin e indit të eshtrave dhe në sigurimin e shëndetit për enët e gjakut.

Kërpudhat kanë pak kalori, nuk kanë yndyrë, nuk kanë kolesterol, nuk kanë gluten, kanë shumë pak natrium, e janë të pasura me selen, kalium, riboflavinë, vitaminë D dhe vitaminë B3.

Hudhra

FIDANISHTJA

Për hudhrën besohet se mundet ta nxisë rritjen e qimeve, të bëjë që të zhduken puçrrat dhe të na mbajë larg gripit dhe ftohjes. Karakteristikat antioksiduese të saj e përmirësojnë imunitetin, e në mënyrë që më së miri ta përdorni alicinën, substancën aktive kimike të hudhrës, e preni dhe e lini që të qëndrojë pak para se ta përfshini në gjellë.

Qepa

Qepa është shumë e shëndetshme, ndërsa kvecetina, substanca kimike që gjendet në qepë, është e mirë kundër inflamacionit, e mundet të lehtësojë edhe problemet që shkakton artriti. Përveç kësaj, kvercetina lidhet edhe me rrezik të reduktuar nga zhvillimi i kancerit, me rrezik më të ulët nga sëmundjet e zemrës dhe diabeti, si dhe me imunitet më të mirë.

Patatja

Patatja e bardhë siguron mjaft fibra, shumë më shumë kalium se cilado pemë ose perime tjetër. Një patate e pjekur e paqëruar e madhësisë mesatare përmban 163 kalori, 940 miligramë kalium dhe 3.6 gramë fibra. Bananja e cila gjithashtu ka ngjyrë të bardhë, përmban 422 miligramë kalium dhe 3.1 gramë fibra.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.